Flash

Ariana Grande divorcohet zyrtarisht nga Dalton Gomez

Lapsi.al 20 March 2024
Ariana Grande divorcohet zyrtarisht nga Dalton Gomez

Ariana Grande ka finalizuar divorcin nga ish-bashkëshorti, Dalton Gomez.

Divorci u bë zyrtar të martën në Gjykatën e Lartë të Los Anxhelosit, raportoi Associated Press. Grande, 30 vjeç dhe Gomez, 28 vjeç, e kishin zgjidhur çështjen në tetor 2023, por iu kërkua të prisnin gjashtë muaj përpara se urdhri i gjykatësit të hynte në fuqi.

Artistja, e cila ka një vlerë neto të vlerësuar prej 240 milionë dollarësh, do I paguajë 1.25 milionë dollarë Dalton në të ardhmen, sipas agjencisë së lajmeve. Grande gjithashtu ra dakord t'i jepte Gomez gjysmën e të ardhurave nga shitja e shtëpisë së tyre në Los Angeles dhe do të paguajë deri në 25,000 dollarë për tarifat e tij të avokatit.

Pasi ish çifti paraqitën njëkohësisht kërkesën për divorc në shtator 2023, burime pranë situatës na thanë se dyshja tashmë kishin përpunuar detajet përpara se të shkonin në gjykatë për të siguruar një ndarje ligjore të shpejtë dhe miqësore.

Page Six konfirmoi për herë të parë në korrik 2023 se artistja dhe Gomez ishin ndarë,: "Ata erdhën në vendim së bashku. Ariana dhe Dalton kishin probleme para janarit, por duan të mbeten miqtë më të mirë.”/Lapsi.al

Të këshilluara

Bebe Rexha thyen rekord në Spotify

Këngëtarja Bebe Rexha, ka arritur një rekord mahnitës prej 14 miliardë dëgjimeve në Spotify. Lajmi u zbulua nga vetë këngëtarja përmes një njoftimi në InstaS...

19:45

Bruno Mars në telashe me bixhozin?

MGM i është përgjigjur thashethemeve se Bruno Mars i detyrohet miliona borxhe lojërave të fatit. Në një deklaratë për ET të hënën, MGM Resorts International ...

17:51

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI