Flash

Atentati në Shkodër, ekstradohet nga Gjermania autori i dyshuar

Lapsi.al 20 March 2024
Atentati në Shkodër, ekstradohet nga Gjermania autori i dyshuar

Rreth një muaj pas atentatit që iu bë Selami Brahimit në Shkodër, autori i dyshuar është ekstraduar nga Gjermania. Bëhet fjalë për 68-vjeçarin Sulejman Kapllani, ekstradimi i të cilit u finalizua sot pas arrestimit në Gjermani.

Ndaj tij Gjykata e Shkodrës kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale "Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit”.

Kapllani do të përballet me drejtësinë shqiptare për atentatin ndaj Selami Brahimit më 8 shkurt 2024 në Shkodër. Në drejtim të 60-vjeçarit u qëllua me kallashnikov 10 herë, por vetëm një plumb e preku në pjesën e fytyrës.

Ndërkohë, nga Shqipëria në Itali është ekstraduar një 29-vjeçar, pasi Gjykata e Torinos, Itali, me vendimin e datës 09.02.2023, i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Grupi kriminal”. 29-vjeçari G. H. është arrestuar në Durrës, më datë 07.11.2023.

Të këshilluara

Bardhi fton Bashën: Ne jemi të hapur!

Gazmend Bardhi i ka shtrirë dorën e bashkëpunimit edhe Lulzim Bashës që mban vulën e PD. Referuar marrëveshjes së arritur pak ditë më parë me mazhorancën, ky...

16:02

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI