Flash

Bardhi fton Bashën: Ne jemi të hapur!

Lapsi.al 20 March 2024
Bardhi fton Bashën: Ne jemi të hapur!

Gazmend Bardhi i ka shtrirë dorën e bashkëpunimit edhe Lulzim Bashës që mban vulën e PD.

Referuar marrëveshjes së arritur pak ditë më parë me mazhorancën, ky grup pune do të ketë 6 anëtarë, 3 nga opozita dhe 3 nga socialistët.

Nga Rithemelimi është caktuar që të jetë Oerd Bylykbashi, Erisa Xhixho e Partisë së Lirisë dhe vendi i tretë i është lënë Lulzim Bashës. Anëtarë zëvendësues, do jenë Dhurata Çupi dhe Fatmir Mediu.

Ftesa për bashkëpunim është artikuluar nga nënkryetari i Rithemelimit, Gazment Bardhi.

“Përballë kundërshtarit politik do duhet të jemi një trupë e vetme. Janë të lutur që përmes sekretarit të grupit të na paraqesin propozimin përkatës nëse duan ta marrin përsipër këtë përgjegjësi. Ne jemi të hapur”, ka thënë ai në një konferencë për mediat për gazetarët.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI