Flash

Berisha i'u ngjit nofkën TV-ve të qeverisë

Lapsi.al 20 March 2024
Berisha i'u ngjit nofkën TV-ve të qeverisë

Ndonëse nga ballkoni, Sali Berisha nuk i vë dot fre imagjinatës. Ai u ka folur sot mbështetësve të tij për mediat e Ramës që u bëjnë shpërlaje truri me pagesë shikuesve të tyre. Kreu i PD, që me sa duket në arrest shtëpie ka kohë me bollëk për të parë televizor, ka vënë re se çdo ditë u serviren shqiptarëve kronika për sukseset e mahnitshme të turizmit shqiptar.

Është e vërtetë që vitin e fundit turizmi ka pasur një hop të ndjeshëm, por roli i mediave nuk është të bëjë burinë e propagandës, por të ngrejë edhe probleme. Me sa duket Berisha ka parë që transmetohen vetëm kronika ditirambike dhe prandaj ai u ka bërë thirrje mbështetësve të tij t’i emërojnë ndryshe mediat pro Ramës: “Le t’i quajmë TELE-TURIZMI”, - ka propozuar ai.

Në të vërtetë, kur bën bilancin, në TV-të kryesore ka me qindra kronika për numrin rekord të turistëve, por ama nuk përmendet kurrë që mbi 50% e shqiptarëve nuk arritën të bëjnë fare pushime këtë vit, nga varfëria. 2/3 e kësaj shifre sipas Eurostat-it deklaronin se kishin mungesë të ardhurash për të shkuar me pushime.

©Lapsi.al

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI