Flash

Cancelo, zbulimi tronditës në Spanjë: karriera e lojtarit rrezikohet nga problemi i rëndë kardiak

Lapsi.al 20 March 2024
Cancelo, zbulimi tronditës në Spanjë: karriera e lojtarit

Joao Cancelo ishte një nga protagonistët e mëdhenj të fitores së Barcelonës në ndeshjen e kthimit të 1/8 të Champions League ndaj Napolit. Mbrojtësi portugez, autor i një goli dhe i shumë lojërave sublime kundër napolitanëve, ka spikatur si një nga më të mirët e ekipit të tij në këtë sezon jo shumë mbresëlënës për katalanasit. Cancelo mbi të gjitha ka qenë një titullar i përhershëm pas dëmtimit që mbylli para kohe sezonin e Balde.

Pas paraqitjes së shkëlqyer në Champions League, praktikisht të gjithë prisnin konfirmimin e tij për ndeshjen e shumëpritur që i priste Blaugranat të dielën, kundër Atletico Madrid. Megjithatë, për çudi, ish-lojtari i Inter dhe Juventus u përjashtua edhe nga lista e lojtarëve të thirrur. E sipas një zbulimi të nisur nga RAC1 spanjolle, arsyeja është shumë më serioze nga sa mund të mendohej.

PAS MUNGESËS SË CANCELO NJË PROBLEM KARDIAK

Sipas asaj që u zbulua nga RAC1, Cancelo humbi ndeshjen kundër Atletico (të cilën Barça më pas e fitoi 0-3) për arsye parandalimi. Ekspertët mjekësorë të klubit blaugrana, në fakt, besojnë se portugezi mund të ketë probleme me zemrën dhe në veçanti duhet të përjashtohet mundësia që lojtari të ketë sëmundje të trashëgueshme të zemrës, gjithnjë sipas lajmit të nisur nga transmetuesi iberik, që citon burime anonime.

Lexo më tej: “Pas bisedës me Guardiolën u largova nga City”: Cancelo tregoi fjalët që iu thanë

RAC 1 ka zbuluar se një i afërm i Cancelo vuan nga një problem në zemër dhe mjekët blaugrana duan të përjashtojnë që kjo të mos jetë e trashëgueshme. Për këtë arsye janë urdhëruar analiza të thelluara diagnostikuese. Pas këtyre zbulimeve, edhe dedikimi i shokut të skuadrës Fermin Lopez pas golit ndaj Colchoneros ("Ky gol është për Cancelo që po kalon një moment të vështirë") nuk tingëllon mirë.

Edhe pse shpresohet se nuk do të arrihet i njëjti përfundim, rasti i bën jehonë situatës së vështirë të përjetuar nga Sergio Aguero te Barça në vitin 2021.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI