Flash

IFAB gati të përmbysë rregullin e pozicionit jashtë loje: aprovohet propozimi i Wenger

Lapsi.al 20 March 2024
IFAB gati të përmbysë rregullin e pozicionit jashtë loje:
IFAB, (Bordi Ndërkombëtar i Federatës së Futbollit), organizmi që menaxhon modifikimin e rregullave të futbollit në mënyrë krejtësisht të pavarur nga FIFA, është gati të bëjë ndryshimin e madh. Idea është rrëzimi i rregullit të pozicionit jashtë loje, në bazë të mocionit të paraqitur nga ish-trajneri i Arsenal, dhe kreu aktual i FIFA-s për zhvillimin e futbollit global, Arsène Wenger. Aprovimi për eksperimentimin është dhënë, për të ofruar një futboll më sulmues dhe spektakolar. Por në çfarë konsiston ky rregull i ri?

RREGULLI I RI I POZICIONIT JASHTË LOJE

Propozimi i Wenger është që të ndryshojë udhëzimet që aktualisht ligjërojnë pozicionin jashtë loje. Sipas rregullores aktuale, i gjithë lojtari duhet të jetë prapa mbrojtësit të parafundit për të shmangur pozicionin jashtë loje. Ndërsa me rregullin e ri, një lojtar do të konsiderohej jashtë loje vetëm nëse do të ishte përpara mbrojtësit të parafundit me gjithë trupin. Kështu, IFAB ka dhënë OK për të eksperimentuar me ndryshimin dhe në mbledhjen e bordit të planifikuar për në shkurt 2025, rregulli mund të marrë dritën jeshile përfundimtare. Kjo do të ishte një risi e mirëpritur edhe nga presidenti i FIFA-s, Infantino, dhe që duhet të çojë në një futboll më spektakolar dhe sulmues. Pas propozimit të Wenger, në fakt, qëndron edhe një studim i Premier League që tregon se si, me këtë rregull të ri, do të përgjysmoheshin sinjalizimet për pozicion jashtë loje.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI