Flash

Lojtarët të zgjedhur sipas skemës, dyndje në të majtë: ja përse Sylvinho ka thirrur pak mesfushorë

Lapsi.al 20 March 2024
Lojtarët të zgjedhur sipas skemës, dyndje në të
Nëntë mbrojtës, pesë mesfushorë e nëntë sulmues, bashkë me tre portierët kompletojnë listën e 26 të përzgjedhurve të teknikut Sylvinho për dy miqësoret kundër Kilit dhe Suedisë. Pak mesfushorë nëse shihen numrat, por në fakt nuk është kështu. Braziliani preferon të luajë me modulin 4-2-3-1, ku në treshen pas shpinës së qendërsulmuesit aktivizon lojtarë që janë të përfshirë në grupin e sulmuesve. Kështu, me Manajn, Cikalleshin e Brojën që luajnë për një vend në qendër të sulmit, në të majtë janë Seferi, Muçolli e debutuesi Hoxha që janë të gatshëm të zbresin në fushë. Asani e Uzuni, mund të operojnë në të djathtë, ndërsa Muçi mund të luajë pas shpinës së sulmuesit, ashtu dhe në të dy krahët. Nëse sheh numrin e lojtarëve që luajnë majtas kupton dyndjen me 5 zgjedhje. E pakuptueshme me një të rolit si Asani që luan djathtas. Lexo më tej: Video/ Uzuni fut në ankth teknikun Sylvinho: beratasi stërvitet i diferencuar, Laçi e Aliji me grupin Në këtë pikë nga pesë të përzgjedhurit e mesfushës, Bajrami do të luajë si 10-sh, me katër të tjerët që janë në dispiozicion vetëm për dy rolet përpara mbrojtjes, edhe pse Asllani e Laçi mund të luajnë edhe të spostuar më parë, në varësi të zgjedhjeve që do të bëjë Sylvinho. Në këtë mënyrë, tekniku Brazilian është i mbrojtur për të bërë zgjedhjet e zakonshme, pa u limituar për numrin e lojtarët të mesit të fushës. Për mbrojtjen pastaj dhe portën, janë dublimet e zakonshme, me të paktën dy lojtarë për rol. Kështu, kundër Kilit dhe Suedisë Sylvinho mund të marrë përgjigjen nga lojtarët që dëshiron, sidomos nëmajën e sulmit, ku vëmendja është e gjitha të Manaj e Broja.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI