Flash

Pezullohet zbatimi i ligjit për emigrantët në Teksas

Lapsi.al 20 March 2024
Pezullohet zbatimi i ligjit për emigrantët në Teksas

Planet e Teksasit që të arrestojë migrantët që dyshohet se hyjnë ilegalisht në Shtetet e Bashkuara u pezulluan sërish të mërkurën, përderisa u krijua paqartësi përgjatë kufirit dhe zemërim në Meksikë pasi për disa orë ky ligj hyri në fuqi.

Urdhri i lëshuar mbrëmjen e së martës nga një panel i Gjykatës së Apelit në Qarkun e Pestë të Shteteve të Bashkuara sërish pezulloi ligjin. Më herët gjatë ditës, Gjykata Supreme lejoi zbatimin e ligjit të ashpër të emigrimit, duke inkurajuar shtetet e tjera që të ndërmarrin masa të ngjashme.

Por, më vonë paneli i Apelit sërish vendosi një pauzë para se të paraqiten argumentet gjatë një seance të caktuar për të mërkurën. Ende është e paqartë se kur mund të merret vendimi i ri për zbatimin e këtij ligji.

Gjatë periudhës së shkurtër sa ligji ishte në fuqi të martën, autoritetet në Teksas nuk njoftuan se kishin kryer ndonjë arrestim dhe nuk treguan nëse ligji po zbatohej në mënyrë aktive. Megjithatë, kjo u pa si një fitore e republikanëve që kanë shtyrë përpara këtë ligj.

Në vendimin e Gjykatës Supreme u hodhën poshtë disa vendime të gjykatave më të ulëta të apelit që ishin sfiduar nga Departamenti i Drejtësisë, i cili ka argumentuar se Teksasi po tejkalon kompetencat e Qeverisë federale sa i përket imigracionit.

Në vendimin e fundit të Gjykatës së Apelit nuk u tregua arsyeja e panelit për pezullimin e ligjit.

Sipas ligjit në Teksas, kur të pandehurit dërgohen në mbajtje për shkak të hyrjes së paligjshme në shtet, ata mund të pajtohen që të largohen nga shteti ose të përballen me ndjekje penale në SHBA. Të martën, Sekretaria për Punë të Jashtme e Meksikës tha se do të refuzojë që të pranojë këdo që urdhërohet të kalojë kufirin.

“Meksika ka të drejtë legjitim që të mbrojë të drejtat e shtetasve të saj në SHBA dhe të vendosë vetë politikat e saj sa i përket hyrjes në territorin e saj”, tha qeveria meksikane.

Ndikimi i ligjit shkon përtej kufirit në Meksikë. Ligjvënësit republikanë e hartuan ligjin në mënyrë që ai të aplikohej në 254 qarqet e Teksasit, edhe pse drejtori i Departamentit për Siguri Publike në Teksas, Steve McCraw, tha se ai pret që ligji të zbatohet kryesisht afër kufirit.

Edhe shtetet e tjera që udhëhiqen nga republikanët po synojnë të ndjekin shembullin e Teksasit. Në Ajova, Dhoma miratoi një projektligj që do t’i mundësojë organeve ligjzbatuese të këtij shteti të arrestojnë njerëzit që janë ilegalisht në SHBA dhe që paraprakisht u është mohuar hyrja në shtet.

Nëse ky projektligj nënshkruhet nga guvernatorja republikane, Kim Reynolds, ai do të hynte në fuqi në korrik.

Arrestimet për kalim të paligjshëm të kufirit ranë përgjysmë në janar nga numri rekord i shënuar në dhjetorin e vitit të kaluar, përkatësisht 250.000, përderisa në Teksas u shënua rënie e madhe e arrestimeve./REL

Të këshilluara

BE: Uria po përdoret si armë lufte në Gaza

Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, ka deklaruar se Izraeli po provokon zi buke në Gaza. Në një konferencë për ndihmën humanitare për Gazën...

12:09

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI