Flash

Samiti/ BE do të vendosë për nisjen e negociatave të anëtarësimit me Bosnjën

Lapsi.al 20 March 2024
Samiti/ BE do të vendosë për nisjen e negociatave të

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian gjatë samitit të së enjtes dhe së premtes në Bruksel do të vendosin për nisjen e negociatave të anëtarësimit me Bosnje dhe Hercegovinën dhe do të bëjnë ftesë që të përgatitet korniza negociuese e bllokut për këto negociata.

Vende anëtare veçse janë pajtuar që kjo të përfshihet në draftin e konkluzave të përgatitura për miratim në këtë samit, të cilin e ka parë Radio Evropa e Lirë.

“Bazuar në rekomandimin e Komisionit Evropian nga 12 marsi i vitit 2024, Këshilli Evropian vendos të hapë negociatat e anëtarësimit me Bosnje e Hercegovinën. Këshilli Evropian fton që të miratohet korniza negociuese kur të ndërmerren hapat relevantë të caktuar, në rekomandimet e Komisionit nga 12 tetori i vitit 2022”, thuhet në draftin e këtyre konkluzave.

Më herët, shtatë shtete anëtare të BE-së, përmes një letre, kërkuan që në samitin e 21 dhe 22 marsit të miratohej vendimi për nisjen e negociatave të anëtarësimit me Bosnje e Hercegovinën. Ky grup shtetesh po ashtu ka tërhequr vërejtjen se dështimi për të miratuar një vendim të tillë do të dëmtonte besueshmërinë e bllokut evropian në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Radio Evropa e Lirë ka pasur qasje në letrën e dërguar bashkërisht nga shtatë shtetet anëtare që kërkojnë nisjen e negociatave me Sarajevën.

Letra është nënshkruar nga ministrat për Çështje Evropiane nga Austria, Kroacia, Greqia, Italia, Çekia, Sllovakia dhe Sllovenia.Përmes kësaj letre, këto shtete kanë argumentuar se Bosnje e Hercegovina në muajt e fundit ka bërë më shumë përparim në reforma sesa në disa vjet dhe se procesi i reformave po vazhdon me një ritëm të shpejtë.

“Duke pasur parasysh këtë, mendojmë se është e domosdoshme të shfrytëzojmë këtë mundësi dhe të vendosim për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Bosnje e Hercegovinën”, u tha në letër.

“Një vendim i tillë do ta forcojë rrugën e Bosnje e Hercegovinës drejt BE-së dhe ta sjellë një hap më afër në integrimin në bllok. Nëse dështojmë të bëjmë këtë, atëherë kjo do të dobësonte rolin e BE-së në Ballkanin Perëndimor dhe do të dërgonte një sinjal negativ për gjithë rajonin, të cilit i kemi premtuar para 20 vjetësh se e ardhmja e tyre është në BE”, u tha në fund të kësaj letre.

Vendimi për këtë pritet të miratohet në samitin e udhëheqësve të vendeve anëtare të BE-së në Bruksel të enjten dhe të premten më 21 dhe 22 mars.

Bosnja e Hercegovina ka marrë statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE në dhjetor të vitit 2022. Në samitin e dhjetorit të vitit 2023, BE-ja kishte shprehur gatishmërinë për të nisur negociatat e anëtarësimit me Bosnje e Hercegovinën, me disa kushte. Ndërsa me 12 mars të këtij viti, Komisioni Evropian dha rekomandimin që të merret vendimi për nisjen e negociatave të anëtarësimit me Bosnje e Hercegovinën. /BE

Të këshilluara

BE: Uria po përdoret si armë lufte në Gaza

Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, ka deklaruar se Izraeli po provokon zi buke në Gaza. Në një konferencë për ndihmën humanitare për Gazën...

12:09

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI