Flash

"Bëtë sikur punuat"/ Bardhi: Të mbahen përgjegjës ata që bllokuan Reformën Zgjedhore

Lapsi.al 21 March 2024
"Bëtë sikur punuat"/ Bardhi: Të mbahen

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi deklaroi se për reformën zgjedhore ka pasur pazar që mos të realizoheshin ndryshimet dhe përgjegjës janë ata që e bllokuan për 2 vite. Bardhi tha se duhet t’i japin shqiptarëve reformën që duan brenda një kohe të shkurtër.

“E para nuk kemi vendosur paqe, se nuk kemi qenë në luftë. Kemi qenë në dy qëndrime të ndryshme, ju në krahun e dhunimit të Kushtetutës në tentativë për të asgjësuar opozitën në kuvend dhe opozita duke rezistuar në mbrojtje të të drejtave të saj. Nuk kisha ndërmend t'i kthehesha debatit, po meqë na kujtuan rikujtuan normalitet. Dua të sqaroj se qëndrimi ynë ka qenë që jemi të interesuar për një veprimtari normale të kuvendit, koha kur nxisnit opozitën të digjte mandatet dhe opozita ju vinte nga mbrapa, është e shkuara. E ardhmja e PD është përballja në çdo institucion me Ramën dhe përfaqësues të tij.

Sa i takon Reformës Zgjedhore, rikthehuni diskutimeve që kemi bërë në korrik dhe shtator 2023 kemi kërkuar të mbahen përgjegjës ata që për 2 vite e mbajtën peng. Kishte pazar që mos t’i ofronit shqiptarëve zgjedhje të lira dhe të ndershme, që voton mos ta deformojë krimi i organizuar. Në skadim të këtij komisioni të turpshëm që për 22 muaj nuk zhvilluan mbledhje dhe bënë sikur punuan dy muaj, ky kuvend duhet t’i mbajë përgjegjës për dështimin e reformës zgjedhore. Në një kohë të shkurtër ti japim qytetarëve një reformë dhe jo një tallje me teza jenisheresh kthehen sa herë që dikush ka nevojë për t’u bërë deputet”, tha Bardhi.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI