Flash

Berisha: Ceno Klosi dhe Evis Berberi janë hajdutë-kurbanë të Ramës

Lapsi.al 21 March 2024
Berisha: Ceno Klosi dhe Evis Berberi janë hajdutë-kurbanë të

Sali Berisha komentoi edhe dy drejtorët e rëndësishëm njëri prej të cilëve u arrestua dhe tjetri në hetim.

Pjesë nga fjala e kreut të PD-së, Sali Berisha:

Të dashur miq.

Të gjitha këto ndodhin sepse ai ka përqendruar në duart e tij të gjitha pushtetet.

Sepse me Skapin e tij ai godet vetëm ata që do.

Arreston liderin e Partisë Demokratike.

Krijon goditje mburojë për ministrat e tij.

Kurse ministrat dhe ai, që kanë firmosur në çdo vjedhje, bëjnë moral, betohen për drejtësi dhe pavarësinë e saj.

Kjo drejtësi, e shndërruar në parzmore të krimit monstruoz qeveritar, është drejtësia më kriminale që nga ditët më të zeza të diktaturës gjer më sot.

Është drejtësia me regji të Edi Ramës.

Keni dëgjuar ju për një hajdut, Ceno Klosin? Ka një javë që mbushen mediat me emrin e tij.

Me Evis Berberin.

Çfarë janë këta? Këta janë vetëm hajdutë-kurbanë të ministrave superhajdutë, të Edi Ramës, Belindës, Erion Veliajt, Taulant Ballës dhe me shokë.

Nuk ka drejtësi në këtë vend.

Të këshilluara

Ndërron jetë Jorgo Papingji

Autori dhe poeti i madh shqiptar, Jorgo Papingji ka ndërruar jetë në moshën 81-vjeçare pasditen e sotme, në orën 17:30. I dekoruar me titullin “Mjeshtër i Ma...

19:13

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI