Flash

Bullgaria çon trupa të tjerë në Kosovë

Lapsi.al 21 March 2024
Bullgaria çon trupa të tjerë në Kosovë

Bullgaria do të nisë një kontingjent ushtarak prej rreth 100 ushtarësh në Kosovë, në kuadër të misionit të NATO-s, KFOR.

Dislokimi, sipas agjencisë bullgare të lajmeve "Novinite", shënon kontribut të rëndësishëm në përpjekjet e NATO-s për të ruajtur paqen dhe stabilitetin në rajon.

Në qytetin e Yambolit sot [e enjte] do të zhvillohet ceremonia e dërgimit të kontingjentit ushtarak në Kosovë. Ata do të aterrojnë në Kosovë gjatë javëve në vazhdim.

“Kontingjenti ka përfunduar stërvitjen në Batalionin e 42-të të Mekanizuar, Yambol dhe zyrtarisht është shpallur ‘gati luftarake’ nga Ministria e Mbrojtjes”, thuhet në njoftim.

Aktualisht, Bullgaria ka rreth 48 ushtarë në Kosovë. Ky numër do të rritet në rreth 150.

KFOR-i ka gjithsej 4.443 trupa nga 28 vende. Numri i trupave u rrit që nga tensionet në maj të vitit të kaluar.

Gjatë muajit prill, edhe Gjermania pritet ta rrisë numrin e pranishëm të ushtarëve në Kosovë.

Në një intervistë të martën për “Telegraph”, kryeministri Albin Kurti kërkoi që NATO-ja të sjellë më shumë trupa në Kosovë shkaku i kërcënimeve të Serbisë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI