Flash

Falja e Sazanit/ Shehaj: Nuk është rastësi përfshirja e Kastratit

Lapsi.al 21 March 2024
Falja e Sazanit/ Shehaj: Nuk është rastësi përfshirja e

I larguar nga Partia Demokratike dhe duke punuar për ngritjen e një partie të re opozitare, deputeti Agron Shehaj mbajti një fjalim të fortë sot në Kuvend duke folur me emra se kush është i përfshirë në dhënien e ishullit të Sazanit tek familjarët e Donald Trump.

Sipas Shehajt, ndërsa mediat ndërkombëtare flasin për çështjen e Sazanit, në parlament vazhdon teatri.

Lexo më tej: Blerja e pushtetit me llokma Shqipërie 

Duke e quajtur dhënien e Sazanit tek dhëndri i Donald Trump, një aferë Shehaj shprehet se nuk është rastësi që pas kësaj afere fshihet biznesmeni Shefqet Kastrati.

"Nuk është rastësi që Edi Rama me ortakët oligarkë ka kapur çdo pasuri. Nuk është rastësi që Kastrati ka marrë të gjithë infrastrukturën e vendit, rrugët, portet, aeroportet dhe kontrollon një pjesë të madhe të ekonomisë të Shqipërisë. Nuk është rastësi që pas aferës së faljës së ishullit të Sazanit është pikërisht Kastrati.

Ky është një plan i mirëfilltë i përdorimit të parave dhe pasurive publike për të mbajtur me dhunë pushtetin politik. Ne kaluam nga pika e vogël që iu dha Gjiknurit dhe resorti i Xhaçkës, tek falja e Sazanit.

Nuk besoj se ka rast me domethënës që tregon qartë se sa i vendosur dhe i paskrupull është kryeministri i Shqipërisë në qëllim e tij kryesor; mbajtjen e pushtetit me çdo mjet." - u shpreh Agron Shehaj.

Në linjë me përpjekjen e tij për krijimin e një partie të re politike, deputeti e mbylli fjalimin me nota shprese.

"Situata mund të duket e pashpresë dhe ne fakt është shume e vështirë. Por zgjidhja e vetme është një alternativë e vërtetë dhe e besueshme, që hap ekonominë dhe krijon mundësi për të gjithë. Është një rrugëtim i gjatë por i mundur." - përfundoi Agron Shehaj.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI