Flash

Greqia përgënjeshtron Zelenskyn: Nuk ka marrëveshje me Ukrainën për dërgimin e pajisjeve mbrojtëse

Lapsi.al 21 March 2024
Greqia përgënjeshtron Zelenskyn: Nuk ka marrëveshje me

“Nuk ka asnjë marrëveshje me Ukrainën për dërgimin e pajisjeve mbrojtëse”, kanë thënë sot burime qeveritare në Athinë, duke komentuar postimin e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky.

Madje të njëjtat burime sqaruan se “marrëveshja për të cilën flet presidenti ukrainas në postimin e tij, është marrëveshja strategjike që të gjitha vendet anëtare të BE-së janë të ftuara të nënshkruajnë për integrimin e Ukrainës”, e cila, siç theksuan, “nuk është gati”.

Më herët, Volodymyr Zelensky përmes një postimi në platformën X, ka deklaruar se ka komunikuar me kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis.

“Kam folur me kryeministrin grek për zbatimin e marrëveshjeve të arritura gjatë vizitës së tij të fundit në Ukrainë, si dhe për bashkëpunimin tonë të vazhdueshëm të mbrojtjes, veçanërisht në drejtim të forcimit të mbrojtjes sonë ajrore”, shkroi Volodymyr Zelensky.

Ai shtoi gjithashtu se “më 6 mars në Odessa, kryeministri Mitsotakis ishte në gjendje të shihte nga afër rëndësinë e mbrojtjes së qiejve tanë. Përveç kësaj, e informova për goditjen ruse në Kiev këtë mëngjes. Ne gjithashtu ramë dakord të përshpejtojmë punën për një marrëveshje dypalëshe të sigurisë bazuar në deklaratën e Vilniusit të G7″.

Kryeministri në një postim për bisedën që ka pasur me Volodymyr Zelensky, ka thënë: Kam folur me Volodymyr Zelensky përpara diskutimeve të sotme të Këshillit Evropian për Ukrainën. Greqia do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën. Vizita ime në Odessa më tregoi më tej nevojën urgjente për të rritur ndihmën tonë. Jam i kënaqur që shoh Ukrainën duke bërë përparim të qëndrueshëm drejt anëtarësimit në BE.

Të këshilluara

Bullgaria, më shumë ushtarë në Kosovë

Bullgaria do të rrisë praninë e saj ushtarake në Kosovë ku do të dërgojë një kontingjent prej 100 ushtarësh për t’iu bashkuar forcave të NATO-s (KFOR) në atë ve...

18:15

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI