Flash

I kapën rreth 117 mijë euro në makinë, vihet në pranga i riu në Durrës (EMRI)

Lapsi.al 21 March 2024
I kapën rreth 117 mijë euro në makinë, vihet në pranga

Policia e Durrësit ka arrestuar një 30-vjeçar, pasi i kapën në makinë rreth 117 mijë euro. Në pranga ka përfunduar Denis Trebeshina.

Ndërkohë vijojnë hetimet për të vërtetuar burimin e të ardhurave të këtij shtetasi.

NJOFTIMI I POLICISË:

Durrës/Vijon operacioni “Sundimi i ligjit”, me kontrolle të shtuara për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive në cilëndo fushë që ato shfaqen.

Si rezultat i kontrolleve, gjenden në një automjet dhe sekuestrohen 116 685 euro të dyshuara të përfituara në mënyrë të kundërligjshme.

Vihet në pranga 30-vjeçari që i posedonte.

Në vijim të kontrolleve të kryera në zbatim të planit operacional “Sundimi i ligjit”, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Durrës, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore se një shtetas posedonte një shumë të madhe parash, kanë organizuar punën dhe kanë ushtruar kontroll në automjetin e tij.

Në lagjen nr. 17, Durrës, gjatë kontrollit në automjetin me drejtues shtetasin D. T., shërbimet e Policisë gjetën 116 685 euro, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale

Në vijim të veprimeve për këtë rast u arrestua shtetasi D. T., 30 vjeç, banues në lagjen nr. 2, Durrës.

Vijojnë veprimet hetimore për të vërtetuar burimin e të ardhurave të këtij shtetasi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit Durrës, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI