Flash

Incidenti me Ambrozia Metën/ Vokshi: Të ndërpritet seanca dhe të krijohet një rezolutë në mbështetje ndaj gazetareve

Lapsi.al 21 March 2024
Incidenti me Ambrozia Metën/ Vokshi: Të ndërpritet seanca dhe

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi ka sjellë në Kuvend incidentin e ndodhur mes gazetares Ambrozia Meta dhe kryeministrit Edi Rama.

Vokshi tha se kjo seancë duhet të ndërpritet dhe duhet menjëherë të krijohet një rezolutë për mbështetjen ndaj grave gazetare. Ajo e konsideroi veprimin e kryeministrit si gjest prej burracaku dhe të paburri.

"Dy ditë më parë shqiptarët dhe jo vetëm, të gjitha mendiat italiane u ndeshën me një akt shantazhues e kërcënues në kërcënim të një gazetare në detyrë. Pasi e lëshuan nervat, Rama guxoi pas dhunës verbale edhe të cënonte integritetin fizik të saj. Akt i dënueshëm dhe i patolerueshëm. Gjest prej burracaku të paburri. Asnjë shoqatë për mbrojtjen e grave nuk reagoi. Ftesë për Kuvendin, t’i dalim në mbështetje një gruaje. Gratë deputete të mblidheshin sot, të ndërpritet seanca e të miratohet një rezolutë.", tha Vokshi.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI