Flash

Rikthehet normaliteti në seancat plenare, sot votohet ngritja e dy komisioneve hetimore

Lapsi.al 21 March 2024
Rikthehet normaliteti në seancat plenare, sot votohet ngritja e dy

Pas 5 muajsh protesta dhe tensione, në seancën e sotme plenare rikthehet normaliteti. Pas dakordësisë në tryezën e Konferencës së Kryetarëve mes Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste, sot pritet të miratohet ngritja e dy komisioneve hetimore.

Konkretisht, Komisioni Hetimor i Kuvendit për koncesionin e Sterilizimit dhe komisioni hetimor për trajtimin që i është bërë të dhënave të Sistemit TIMS që regjistron hyrje-daljet në kufi.

Pika 8: Projektvendim për ngritjen e Komisionit Hetimor të Kuvendit për Shërbimin Publik të Sterilizimit dhe Shërbimit Publik të Check-Up në Shëndetësi. (Në mbështetje të nenit 77, pika 2, të Kushtetutës, nenit 25 të Rregullores së Kuvendit, ligjit nr. 8891, datë 2.05.2002, “Për organizimin dhe funksionimin e komisioneve hetimore të Kuvendit”, votim i hapur, shumicë e thjeshtë votash për miratim)

"Komisioni ka të drejtë të hetojë dhe të bëjë transparencë të plotë për cdo cështje që përfshihet në objektin e punës së tij, në përputhje me parimet kushtetuese, vecanërisht parimin e ndarjes së pushteteve, duke mos iu mbivendosur punës së organeve të drejtësisë, parimin për një proces të rregullt ligjor, parimin e prezumimit të pafajësisë, parimin e paanshmërisë dhe i respektimit të jetës private të individit. . Komisioni Hetimor, i ngritur sipas këtij vendimi, bashkë me raportin përfundimtar i paraqet Kuvendit në seancë plenare rekomandime për marrjen e masave me karakter administrativ dhe/ose ndryshime të nevojshme ligjore. "

Pika 9. Projektvendim për ngritjen e Komisionit Hetimor të Kuvendit për Trajtimin e të Dhënave të Sistemit TIMS. (Në mbështetje të nenit 77, pika 2, të Kushtetutës, nenit 25 të Rregullores së Kuvendit, ligjit nr. 8891, datë 2.05.2002, “Për organizimin dhe funksionimin e komisioneve hetimore të Kuvendit”, votim i hapur, shumicë e thjeshtë votash për miratim)

" Komisioni Hetimor ka për objekt të veprimtarisë së tij: (i) Shqyrtimin e cështjeve lidhur me kontrollin e veprimtarisë së institucioneve të ngarkuara me mbrojtjen e sistemit TIMS; dhe (ii) Vlerësimin e nevojës për marrjen e masave administrative apo, ndërhyrjet ligjore në legjislacionin përkatës në fuqi. 3. Komisioni ka të drejtë të hetojë dhe të bëjë transparencë të plotë për cdo cështje që përfshihet në objektin e punës së tij, në përputhje me parimet kushtetuese, vecanërisht parimin e ndarjes së pushteteve, duke mos iu mbivendosur punës së organeve të drejtësisë, parimin për një proces të rregullt ligjor, parimin e prezumimit të pafajësisë, parimin e paanshmërisë dhe i respektimit të jetës private të individit. "

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI