Flash

Broja flet pas humbjes: Mezi e prisja kombëtaren

Lapsi.al 22 March 2024
Broja flet pas humbjes: Mezi e prisja kombëtaren

Sulmuesi Armando Broja ka folur pas ndeshjes me Kilin që u humb 3-0.

“Isha shumë i kënaqur që hyra. Tifozët janë një gjë e madhe për kombëtaren. Janë lojtari i 12-të. Më pëlqeu që thirrën emrin tim. I falënderoj shumë se kisha 1 vit e gjysmë jashtë. Kam qenë shumë i kënaqur që u ktheva.

Rasti i humbur? Kur më ka ardhur topi me gjoks isha me shpinë nga porta. Desha të bëja gol. Ishim 1-0 për ata dhe nëse bëhej gol aty shkonim 1-1.

Unë kisha shumë që kisha munguar dhe ishte një gjë e madhe për mua që u ktheva. Dëmtimi ishte i vështirë. Trupi mund të jetë ok, por problemi është dhe te koka. Unë jam një lojtar i ri dhe e kam pasur të vështirë që kam ndenjur jashtë” – tha Broja në Tv Klan.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI