Flash

E rëndë në Lezhë/ Kishte fshehur në trup mina me telekomandë, arrestohen 24-vjeçari

Lapsi.al 22 March 2024
E rëndë në Lezhë/ Kishte fshehur në trup mina me

Një 24-vjeçar është arrestuar në Lezhë pasi u kap me dy mina me telekomandë. Policia njoftoi se të riut iu gjetën minat me telekomandë të fshehura në trup. Ai ishte nisur nga Fushë Kruja në drejtim të Lezhës. Dyshohet se minat do t'i shiteshin grupeve kriminale.

Blutë kanë lokalizuar në afërsi të Milotit, 24-vjeçarin A. S dhe i kanë gjetur  mina me telekomandë, me lëndë plasëse C4, për shpërthim në distancë. Nga hetimet e deritanishme dyshohet se ky shtetas i montonte vetë minat.

"Në përfundim të veprimeve të para procedurale u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Akil Selimi, 24 vjeç, banues në Fushë Krujë. Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon puna për dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit, si dhe për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.“, thuhet në njoftimin e policisë.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI