Flash

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

“Me laçianë nuk merret njeri”, kërcënohet familja e vajzës që u vetëvar

Lapsi.al 22 March 2024
“Me laçianë nuk merret njeri”, kërcënohet

Nëna e Sibela Abedinit, e cila dyshohet se u vetëvra pas shantazheve me foto intime në "Tik Tok", në News24, deklaroi se një person e ka kërcënuar.

Ajo shprehet se një person i hipur në një makinë i ka thënë se do ia marrë fëmijën peng, në rast se nuk i lirohet vëllai. Sipas nënës së Sibelës, personi i ka thënë më tej se me “laçianë nuk merret dot njeri”.

“Një makinë kaloi pranë meje dhe më tha se brenda 24 orëve nëse nuk e nxjerrin vëllain nga burgu, shtëpinë ta dimë, e do të marrim fëmijën peng, se me laçianët nuk merret dot njeri. Shkova tek policia dhe iu thashë se kërcënimi ka ndodhur përballë shkollës “Ibrahim Rugova”.

Ai që më kërcënoi ishte i shëndoshë, me një xhup të zi dhe tullac. Shkolla është afër banesës time. Pastaj kam marrë çunin e xhajës në telefon që të më mbronte.

Vajza mbante një thikë, se kishte frikë, e mbante me vete për vetëmbrojtje. Nuk më ka ndodhur asnjëherë të kërcënohem, është hera e parë që më ka ndodhur. Unë dhe fëmijët po kalojmë në trauma, kemi frikë të lëvizim”, tha nëna e Sibela Abedinit.

Për vetëvrasjen e Sibela Abedinit, ndodhet në burg Altin Çoku. Abedini dyshohet se kreu vetëvrasje, pas publikimit të një foto intime të saj.

Të këshilluara

Aksident me vdekje në Durrës

Aksident me vdekje në segmentin rrugor Shënavlash-Sektor Rina. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se automjeti me drejtues shtetasin me inicialet L. B., 33...

17:37

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI