Flash

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Sazani & Zvërneci/ Grenell, miku i Serbisë, investitor në Shqipëri

Lapsi.al 22 March 2024
Sazani & Zvërneci/ Grenell, miku i Serbisë, investitor në

Afera e investimit të dhëndërrit të Trump, Jared Kushner dhe partentit të tij, ambasadorit Grenell vazhdon të bëjë jehonë në shtypin ndërkombëtar. Këtë herë është rrjeti ALJAZEERA që i ka kushtuar një investigim të gjatë mënyrës okulte se si dy njerëzit pranë Trump, do ndërtojnë me mbështetjen e Vuçiçit dy kulla në qendër të Beogradit, aty ku gjendej godina e bombarduar nga NATO.

Lexo më tej:

“Si mund të japësh tokë falas”/ Opozita serbe kundër marrëveshjes me dhëndrin e Trump

Por ajo që na intereson ne në Shqipëri është portretizimi që i bëhet dy investitorëve lobistë, që kërkojnë të marrin edhe Zvërnecin dhe Sazanin. Mbi të gjitha Richard Grenell përshkruhet si 'miku i Serbisë'. "Kushner po punon ngushtë me Richard Grenell, i cili dikur ishte i dërguari special i SHBA-së për Ballkanin gjatë epokës së Trump. Mbështetja e tij për autokracinë e Aleksandar Vuçiçit ishte më se e dukshme dhe shumëkush besonte se ai ishte paguar për një gjë të tillë. Në shkurt të vitit të kaluar ai mori një dekoratë nga Vuçiçi dhe u shpall “mik i vërtetë i Serbisë”. A nënkupton "miqësia e vërtetë" kthimin e shpërblimit?-pyet ALJAZEERA.

Njujork tajms o Trampovom zetu, Ričardu Grenelu i investiciji u Beogradu: Planovi Kušnera na Balkanu dogovarani dok je Tramp bio na vlasti 2

⇑Lart Grenell duke u dekoruar nga Vuçiç. ⇓Poshte majtas gjate mareveshjes Kosove -Serbi ne shtepine e bardhe

Në fakt, konsatatimi është i drejtë. Grenell nuk është vetëm "miku i Serbisë", por mbi të gjitha është akuzuar se është përfshirë në aventurën e ndarjes së Kosovës dhe nga ana tjetër, pas krimit terrorrist në Banjskë, në një intervistë për mediat shqiptare, ai doli hapur në krah të serbëve të shtypur në Kosovë.

Edhe Kushner nga ana tjetër është përmendur në vitin 2018 nga gazeta franceze Le Monde si dhëndrri dhe këshilltari i Trump-it i cili dha ganranci për shkembimin e territoreve.

Andi Bushati: Mashtrimi me Sazanin

Pikërsht për këto lidhje e përditshmja gjrmane e referencës, “Frankfurter Allgemeine Zeitung” kujtoi rolin kyç, që ish diplomati pro serb, i afërt me familjen Trump ka luajtur gjashtë vite më parë. “Ish-i dërguari special i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka pasur një rol të rëndësishëm në arritjen e kësaj marrëveshjeje”, nënvizohej në artikull.

Projektet e dhëndrit të Trump/ Investimi që ndryshoi ligjin e zonave të mbrojtura

“Kur Grenelli ishte i dërguari i Trumpit për Ballkanin, Rama, Vuçiçi dhe presidenti i atëhershëm i Kosovës, Hashim Thaçi, ishin në prag të ndarjes së Kosovës. Sipas një marrëveshjeje të planifikuar në atë kohë, e cila u përfol si një ‘shkëmbim territoresh’, veriu i Kosovës do t’i kishte takuar Serbisë dhe jugu do të kishte tendencë drejt Shqipërisë”, thuhet në këtë tekst, duke shtuar se kjo marrëveshje u parandalua atëkohë.

Artikulli shtonte se marrëdhëniet e mira për paktet familjare të biznesit me presidentin e ardhshëm të mundshëm të Shteteve të Bashkuara, mund t’i hapin rrugën Ramës dhe Vuçiçit për të ringjallur planin e tyre origjinal.

“Për Ramën dhe Vuçiçin, mbështetja e dëshirave të tilla mund të rezultojë e dobishme politikisht nëse Trump bëhet përsëri president – veçanërisht nëse ai sjell Grenell në ekipin e tij”.

Për të tilla motive është motivuar edhe Edi Rama për të sjellë me petkun e investitorit në Shqipëri binomin Kushner-Grenell. Por ndërkohë që në shtypin botëror, ashtu sikurse kanë bërë  Aljazera, New York Times, Newsweek dhe Frankfurter Allemegne Zeitung, ka plasur debati lidhur me konfiktin e mundshëm të interesit, tek ne i bien me zell daulleve të projekteve amerikane. 

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI