Flash

Të rinjtë shqiptarë, të fundit në Europë për të ardhurat sipas fuqisë blerëse

Të rinjtë shqiptarë janë ndër më të varfrit në Europë për sa u përket të ardhurave të familjeve ku jetojnë dhe më të varfrit nëse llogariten të ardhurat sipas fuqisë blerëse. Sipas të dhënave të Eurostat për vitin 2025, të analizuara nga Euronews, të ardhurat mediane vjetore të disponueshme të familjeve të të rinjve të […]

07:12

Shefi i OKB-së: Bllokimi i ndihmave në Gazë është fyerje morale

Lapsi.al 23 March 2024
Shefi i OKB-së: Bllokimi i ndihmave në Gazë është

Bllokimi i dhjetëra kamionëve me ndihma në anën egjiptiane të kufirit me Rripin e Gazës, ku njerëzit janë duke u përballur me uri, përbën fyerje morale, ka thënë Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, përgjatë një vizite në pikëkalimin në Rafah, të shtunën.

Ai ka thënë se është koha që Izraeli të zotohet për lëshimin e ndihmave në Gazë dhe ka bërë thirrje për armëpushim të menjëhershëm dhe lirim të pengjeve izraelite që po mbahen në Gazë. Ai u ka thënë gazetarëve se OKB-ja do të vazhdojë të punojë me Egjiptin për të mundësuar depërtimin e ndihmave në brendësi të Gazës.

“Prej kësaj pike kufitare ne e shohim situatën zemërthyese. Një rend i gjatë me kamionë të bllokuar në njërën anë të kufirit, një rend i gjatë i njerëzve të uritur në anën tjetër”, ka thënë ai.

“Kjo është më shumë sesa tragjike, është fyerje morale”.

Guterres e ka zhvilluar këtë vizitë teksa Izraeli përballet me presion global për të mundësuar hyrjen e më shumë ndihmave humanitare në Gazë, rajon që është shkatërruar pas më shumë se pesë muajve luftë në mes të Izraelit dhe Hamasit. Hamasi, grup palestinez që udhëheq Gazën, është shpallur organizatë terroriste prej Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian.

Izraeli është duke kërcënuar me nisjen e një operacioni ushtarak në qytetin jugor të Gazës, Rafah, shumë afër kufirit me Egjiptin, pavarësisht thirrjeve ndërkombëtare kundër një sulmi të tillë. Shumica e 2.3 milionë banorëve të Gazës janë duke u strehuar në dhe rreth qytetit Rafah.

Grupet për ndihma kanë paralajmëruar për uri të thellë në Gazë, në rast se nuk lëshohen ndihmat. Teksa janë zbehur shpresat për arritje të armëpushimit në muajin e shenjtë të Ramazanit, dhe pas përkeqësimit të situatës humanitare, Shtetet e Bashkuara dhe disa vende tjera kanë nisur të lëshojnë ndihma prej ajrit në Gazë.

Megjithatë, grupet për ndihma vlerësojnë se palestinezet e kanë pranuar vetëm një të pestën e ndihmës që u duhet. Ushtria izraelite e ka nisur ofensivën tokësore dhe ajrore në Gazë, pas militantët e Hamasit i kanë vrarë rreth 1.200 njerëz në jug të Izraelit, më 7 tetor të vitit të kaluar, si dhe i kanë marrë rreth 240 pengje.

Autoritetet shëndetësorë në Gazë kanë thënë që më shumë se 31.000 palestinezë janë vrarë qysh prej nisjes së ofensivës./REL

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI