Flash

Denoncimi i Bardhit: Berberi dhe Ceno Klosi mbronin shpatullat e Ballukut në Dibër, blenë vota derë më derë

Lapsi.al 24 March 2024
Denoncimi i Bardhit: Berberi dhe Ceno Klosi mbronin shpatullat e Ballukut

Gazment Bardhi gjatë fjalës së tij para demokratëve të Dibrës, sulmoi ashpër kryeministrin Edi Rama dhe qeverinë e tij.

Ai tha se me paratë e korrupsionit që duhet të shkonin te Rruga e Arbrit, ministrja Belinda Balluku mbronte shpatullat nga dy njerëz, Evis Berberi, kreu i ARRSH që ndodhet pas hekurave, dhe drejtori i Tatimeve, Ceno Klosi. Sipas Bardhit, këta dy zyrtarë kanë mbledhur vota përmes korrupsionit në zonën e Dibrës për Ballukun.

“Një tjetër leksion që kemi marrë nga Dibra dhe u përpoqëm që ta bëjmë realitet, ishte nevoja për bashkim. Sa herë që keni qenë të bashkuar, e keni mundur PS. Lajmi i mirë për demokratët e Dibrës dhe të gjithë demokratëve në mbarë Shqipërinë, është që pas 2 vitesh, PD është më e bashkuar dhe më e fortë, gati për t’u përballur me betejën për zgjedhjen e 2025-ës. Nëse do të shihni qeverisjen e Ramës, shikoni Rrugën e Arbrit. Rruga është gjysmë e shkatërruar, dhe e painuguruar. Paratë shkojnë te xhepat e ministrave dhe drejtorëve, që më pas me paratë e korrupsionit, vinë dhe blejnë qytetarët. Shembullin e keni në 14 maj. Kush ishin dy njerëzit që mbulonin shpatullat e Belinda Ballukut? Evis Berberi, që nuk ka lënë derë pa blerë vota dhe Ceno Klosi, i pari i Tatimeve, që do të ketë fatin e atij të parit. E ka vendin në burg. Ky është modeli që ka ngjallur Edi Rama. Skemën e ndihmës ekonomike në disa raste mund ta përdorë dhe për blerje votash, por varfëria është shtuar.”, tha Bardhi.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI