Flash

Kili dy herë kampion i Amerikës, Ramadani gjen alibinë e turpshme: "E kishim marrë lehtë"

Lapsi.al 24 March 2024
Kili dy herë kampion i Amerikës, Ramadani gjen alibinë e

“Ne jemi duke luajtur me kundërshtarë të nivelit të lartë. Loja me Kilin na shërbeu që të kthehemi me këmbë në tokë, të mendojmë më seriozisht se këto ndeshje janë si të Europianit në të ardhmen". Ylber Ramadani mundohet të tregojë se leksioni i ka shërbyer për mësim kombëtares, në vigjilje të miqësores me Suedinë. 0-3 e pësuar nga Kili, me një diktat total në fushë, ka nxjerrë zbuluar një skuadër me limite, që deri tani i kishte fshehur në mënyrën më të mirë. "Shpërqendrim lista për Europianin? Këto zgjedhje i bën trajneri, ne duhet të luajmë, t’i tregojmë trajnerit që duam të jemi. Nuk mendoj se është ajo, por të bëjmë maksimumin që trajneri të na marrë pastaj".

Duke u kthyer te sfida me Kilin, kuptohet qartë se kombëtarja e teknikut Sylvinho është gjetur e papërgatitur, madje mendjemadhe. E konfirmojnë fjalët e mesfushorit të Lecce Ramadani, që megjithatë zgjedh alibinë e gabuar: "Duhet të ndryshojmë qasjen, futemi nga minuta e parë seriozisht, të mos e marrim të lehtë ndeshjen. Suedia është shumë e fortë, ne do të futemi që të bëjmë një ndeshje shumë serioze - tha ai. - Normalisht unë e thashë edhe me herët ndeshja me Kilin ndoshta edhe 15 minutat e para e morën pak lehtë po nesër duhet ta fillojmë nga minuta e parë dhe ta marrim seriozisht".

Lexo më tej: Broja flet pas humbjes: Mezi e prisja kombëtaren

Marrja lehtë e një skuadre që ka fituar dy herë Kupën e Amerikës dhe ka lojtarë si Sanchez, Isla apo Diaz tregon se ndoshta nga lojtarët e kombëtares askush nuk e dinte me kë po luante.

PËRSE SUEDIA?

Një shpjegim edhe për zgjedhjet e teknikut Sylvinho për dy kundërshtarët e marsit, por që nuk justifikon formën e dobët të kuqezinjve, në daljen e parë kundër amerikano jugorëve: "Normalisht trajneri i ka zgjedhur këto dy ndeshje për t'i luajtur që të na përgatisin për Europian. Suedia është një ekip i mirë dhe fizik, do të futemi nesër sepse edhe ne kemi ekip të mirë, dhe do të bëjmë lojën tonë”.

https://www.youtube.com/watch?v=m8ebbSUKiic

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI