Flash

Kombëtarja në Suedi: Sylvinho ndryshime nga porta në sulm për të harruar Kilin

Lapsi.al 24 March 2024
Kombëtarja në Suedi: Sylvinho ndryshime nga porta në sulm

Kili ka lënë një traumë të fortë mbi të gjithë te tifozët, sepse lojtarët nuk duket se e kuptuan mirë atë që bënë përpara 15 mijë tifozëve kuqezinj në Parma. E kështu, pas sfidës demoralizuese 0-3 me amerikano-jugorët, kuqezinjtë zhvilluan edhe një seancë të lehtë stërvitore në 'Ennio Tardini', përpara se të udhëtonin drejt Suedisë. Nisja është bërë pasdreken e djeshme, ndërsa në Stokholm sot janë programuar konferenca zyrtare për shtyp e teknikut Sylvinho dhe stëvitja e fundit para ndeshjes.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se Etrit Berisha ka udhëtuar me ekipin për sfidën ndaj Suedisë. Pas dëmtimit të pësuar, gjendja e portierit kuqezi është më e mirë dhe do të monitorohet gjatë gjithë kohës nga stafi mjekësor. Sidoqoftë, ndryshime do të ketë, duke filluar nga porta. Nëse Berisha nuk ja del, gati është Kastrati, i vetmi nga portierët që luan titullar.

PROVAT NË ITALI

Në seancën e fundit në Itali, lojtarët që u aktivizuan titullarë me Kilin zhvilluan vetëm disa ushtrime fizike dhe pa top. Ndërsa futbollistët që nuk u aktivizuan apo hynë në fushë si zëvendësues bënë stërvitje më të ngarkuar dhe taktike. Sylvinho nuk mund të jetë i kënaqur nga ajo që pa me Kilin, zhgënjyes pothuaj të gjithë, me ndonjë sinjal interesant nga Muçolli e me garancitë e zakonshme të Gjimshitit që nuk mjaftojnë, duke parë se prapavija fuste ujë nga të gjitha anët.

LËVIZJET E STOKHOLMIT

Përpra Suedisë, tekniku sipas komunikimeve të pas ndeshjes, ka ndërmend të bëjë lëvizje të forta. Manaj e Broja mund të kenë shansin e tyre edhe njëherë ("është e pamundur ti vlerësoj me kaq minuta"), por lojtarët para se gjithash duhet të lënë pas egocentrizmin që po i kondicionon karrierën. Koha për Kumbullën nga minuta e parë, me Mihajn që pothuaj e përjashtoi veten nga 23 e Europianit, i keqtrajtuar nga Vargas, Sanchez e Bolados.

Lexo më tej: Sylvinho flet pas humbjes: Ju them ku gabuam, por goli i parë duhej anuluar

Mesfusha do të ketë të njëjtët protagonistë, me ndryshim të Muçit, që mund të marrë vendin e Bajramit, dukshëm jashtë forme dhe jo mirë psikologjikisht. Pëpara Hoxha e Muçolli mund të kenë mundësinë e tyre, ndërsa Broja e Manaj do të diskutojnë vendin në majën e sulmit. Sfida Suedi-Shqipëri do të luhet më datë 25 mars në ora 19:00, në stadiumin “Friends Arena”.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI