Flash

Refuzohet apeli, Robinho dërgohet në burg: 9 vjet për përdhunimin e shqiptares, frikë nga keqtrajtimet

Lapsi.al 24 March 2024
Refuzohet apeli, Robinho dërgohet në burg: 9 vjet për
Ish-futbollisti brazilian Robinho duhet të vuajë menjëherë dënimin me nëntë vjet burg për përdhunim. Kështu vendosi një gjyqtar i Gjykatës së Lartë braziliane, duke hedhur poshtë pezullimin e dënimit, të kërkuar nga vetë playmaker, deri në shterimin e të gjitha ankimimeve të mundshme. Ish-futbollisti, i cili ndodhej në vilën e tij në Guaruja në bregdetin Paulista mbrëmjen e së enjtes, u dërgua në selinë e Policisë Federale në Santos. Në përfundim të formaliteteve, Robinho u dërgua në burgun e Tremembe në një qeli beqare. Nuk mungojnë frikërat “për integritetin fizik” të futbollistit, siç deklaroi për CNN avokati, Jose' Eduardo Alckmin. Mbrojtja ka frikë se 40-vjeçari tashmë është i ekspozuar ndaj shantazheve dhe keqtrajtimit. Avokati i Robinho ka njoftuar një tjetër apel kundër paraburgimit, në mënyrë që më shumë gjyqtarë të Gjykatës së Lartë të mund të analizojnë çështjen. Lexo më tej: Vajza shqiptare “donte vetë”. Robinho akuzon për racizëm: "Po të isha italian i bardhë do ishte ndryshe" Portali brazilian ‘Uol’ publikoi muaj më parë audion e bisedave mes Robinho dhe miqve të tij, pas përdhunimit në grup të një 23-vjeçareje shqiptare. Ngjarja ndodhi në një klub nate të Milanos më 22 janar 2013. Krim për të cilin ish-futbollisti, në atë kohë te Milan, u dënua përfundimisht në Itali me nëntë vjet burg. “Kam frikë se… Nëse nuk del në shtyp, është fantastike. Imagjinoni: shokët e Robinhos përdhunojnë një vajzë në Itali – ishin fjalët shokuese të Robinho –. Edhe nëse më thërrasin për diçka, nuk është problem. Shkoj atje dhe i them: së pari, historia është e një viti më parë. Së dyti, as nuk e kam prekur atë vajzë”.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI