Flash

Video/ Gjermania paralajmëron Europianin: Wirtz pas 7" e Havertz shembin Francën

Lapsi.al 24 March 2024
Video/ Gjermania paralajmëron Europianin: Wirtz pas 7" e Havertz

Miqësorja e luksit në Lion përfundoi 2-0 për Gjermaninë. Nuk kuptohej në fakt që ishte Franca, sërish e mundur kundër Mannschaft. Gjermanët kaluan në epërsi pas shtatë sekondash. Kroos, i kthyer në kombëtare, nisi Wirtz i cili mposhti Samba. Goli i dytë, në fillim të pjesës së dytë, u shënua nga Havertz, i shërbyer me portën e zbrazët pas një veprimi të shkëlqyer të Musiala. Francezët ishin vërtet të rrezikshëm vetëm me një traversë dhe një kthesë në fund nga Giroud.

RIKTHIMI I BUJSHËM I KROOS

Gjermania konfirmon veten si macja e zezë e periudhës së fundit për Francën, e cila humbet sërish ndaj Panzerave. Në shtator përfundoi 2-1 në Dortmund, këtë herë u mbyll 2-0 në Lyon. Nagelsmann shpluhërosi nga harresa Toni Kroos, i cili, vetëm shtatë sekonda pas fillimit, i dhuroi Wirtz menjëherë topin për të bërë rezultatin 1-0, i arritur falë një goditje të mahnitshme me të djathtën që dënoi portierin Samba. Vendasve iu desh pak kohë që të rikuperonin nga goditja fillestare, por në minutën e 20' u krijua mundësia e parë, me Thuram që e dërgoi topin pak mbi traversë. Blues nisën të funksionojnë dhe Mbappé e Dembélé shpenzuan raste, edhe për refklekset e ter Stegen.

Në pjesën e dytë, sidoqoftë, Mannschaft dyfishoi shifrat menjëherë. Depërtim i Musiala, që kaloi edhe Samba, më pas shërbeu që Havertz të bënte rezultatin 2-0 në minutën e 49'. Goli, edhe pse kishte gati një pjesë loje të plotë për të luajtur, i preu plotësisht këmbët vendasve, të bllokuar dhe jo shumë efektiv. Në fakt u deshën tre pritje të shkëlqyera nga Samba për të shmangur trisin gjermane në tentativat e Mittelstadt, Führich dhe Müller.

FRANCA U ZGJUA VONË

Mundësitë e vetme të qarta për vendasit erdhën në fund. Krosimin e Mbappé, Mittelstadt e përplasi në krahun e tij dhe teksa topi ishte gati të hyjë në portë, Rüdiger e dërgoi në traversë. Megjithatë, në kohën shtesë, Giroud bëri një goditje spektakolare në akrobaci, pavarësisht mbulimit të Tah, me topin që kaloi ngjitur me shtyllën. Ndeshja u mbyll me shumë fishkëllima: jo vetëm tre të arbitrit Manzano që sinjalizoi fundin, por edhe ato të Lionit për Francën e Deschamps.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI