Flash

Associated Press: Në Beograd nisin protestat kundër projektit të dhëndrit të Trump

Lapsi.al 25 March 2024
Associated Press: Në Beograd nisin protestat kundër projektit të

Një grup opozitar në Serbi nisi një peticion të hënën kundër projektit të zhvillimit të pasurive të paluajtshme që do të financohet nga firma e dhëndrit të Donald Trump, Jared Kushner, në vendin e ish-selisë së ushtrisë serbe të shkatërruar nga fushata e bombardimeve të NATO-s në 1999. Më herët gjatë këtij muaji, Kushner konfirmoi lajmet se kompania e tij ka në plan të financojë projektin në qendër të Beogradit.

Ai do të ketë një hotel të lartë, një kompleks apartamentesh luksoze, hapësira për zyra dhe dyqane. Peticioni i kërkon qeverisë së Serbisë të respektojë ligjin, i cili thotë se ndërtesa mund të kthehet vetëm në funksionin e saj origjinal. Ai gjithashtu kërkon që Muzeu i Historisë Serbe të krijohet atje.

“Ndërtimi i një hoteli në vendin e kësaj godine është i paligjshëm dhe përfaqëson shkatërrimin e dinjitetit tonë”, - tha lëvizja opozitare Kreni-Promeni (Lëviz-Ndrysho). Në deklaratë thuhet se 10 mijë njerëz nënshkruan peticionin në më pak se 24 orë. Zyrtarët e qeverisë pro-Trump në Serbi e kanë mirëpritur projektin, por opozita dhe shumë në publikun e gjerë janë shprehur kundër tij.

Për shumë njerëz, vendi i ndërtesës së komandës së ushtrisë të bombarduar është një simbol i fuqishëm i rezistencës së Serbisë kundër asaj që ata e quanin agresion të NATO-s 25 vjet më parë.

A huge billboard that shows Serbian soldiers and reads: "We serve Serbia!" displayed on the former Serbian army headquarters, destroyed during NATO's bombing campaign, in Belgrade, Serbia, Sunday, March 24, 2024. Serbia marks the 25th anniversary of beginning of the NATO air-campaign in 1999, on Sunday. (AP Photo/Darko Vojinovic)

AP kujton se forcat serbe luftuan në 98-99 me separatistët shqiptarë etnikë në Kosovë, e cila atëherë ishte një krahinë serbe. Rreth 13 mijë njerëz, kryesisht shqiptarë etnikë, vdiqën derisa një fushatë 78-ditore e bombardimeve të NATO-s, e udhëhequr nga SHBA, i largoi trupat serbe nga Kosova.

Kosova shpalli pavarësinë në vitin 2008, por qeveria në Beograd nuk e njeh fqinjin e saj si një vend më vete. Në fillim të këtij muaji, ministria shqiptare e turizmit pranoi se kishte marrë një aplikim për projekt investimi nga firma e Kushner, Affinity Partners, për të kthyer një ish-bazë ushtarake në ishullin e Sazanit në detin Adriatik në një vendpushim. Kryeministri Edi Rama tha se Shqipëria është krenare që ka tërhequr një interes të tillë. ©Marrë nga Associated Press, përshtati në shqip LAPSI.al

A huge billboard that shows Serbian soldiers reading: "We serve Serbia!" displayed on the former Serbian army headquarters, destroyed during NATO's bombing campaign, in Belgrade, Serbia, Sunday, March 24, 2024. Serbia marks the 25th anniversary of beginning of the NATO air-campaign in 1999, on Sunday. (AP Photo/Darko Vojinovic)

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

"100 vjet burg"/ Detaji në mesazhin e Ramës që transformoi Erion Veliajn

Rebelimi i Erion Veliajt ndaj Edi Ramës nuk erdhi nga humbja e Bashkisë së Tiranës, por nga bindja se pas burgosjes dhe poshtërimit të tij qëndronte vetë kryeministri, një e vërtetë që ia shkatërroi shpresën e fundit, por njëkohësisht e çliroi nga frika dhe nënshtrimi ndaj njeriut që dikur e quante “vëllai i madh”.

14:17

Me sytë katër

PAPARAZZI