Flash

"Meritonim të fitonim, nuk luhet më pa VAR": shpërthen Sylvinho, për penalltinë e Brojës

Lapsi.al 25 March 2024
"Meritonim të fitonim, nuk luhet më pa VAR": shpërthen
"Nuk kam frikë për situatën pas humbjeve. Ne jemi kualifikuar në Europian dhe duhet të jemi të lumtur e të kënaqur". Sylvinho mundohet të mos bëjë dramë në dy humbjet radhazi në këto miqësore të marsit. 1-0 kundër Suedisë, natyrisht, që nuk ngjante me atë të pësuar tre ditë më parë me Kilin, por sidoqoftë mbetet një disfatë. "Kjo është një skuadër që nuk është ende gati. Jam absolutisht i sigurt që Mitaj, Bajrami, Asllani, Asani e të tjerë, janë lojtarë që nuk kanë ende 15 ndeshje me Kombëtaren. Në këtë moment kemi parë edhe Muçin, kam menduar se edhe ai mund të bënte sulmuesin shtesë. Nuk është gati ende skuadra, por është në drejtimin e duhur. Sot e meritonim të fitonim, por nuk ka rëndësi rezultati". Lexo më tej: Video/ Strakosha i pavëmendshëm, Suedia mposht 1-0 kuqezinjtë: Broja qan penalltinë e padhënë Sylvinho pastaj u kthye në episodin që mund të ndryshonte lojën. Ajo e Brojës, për brazilianin, ishte padyshim penallti: "U munduam të bënim ndryshe me shpejtësinë e Brojës, hera e parë që kemi një 9 si pikë referimi. Ai mund të kishte një penallti në favor, nuk luhet më pa VAR. Ai ka forcë, shpejtësi në një kundër një në zonë. Kemi nevojë për shpejtësinë e një qendërsulmuesi, e me Brojën mund ta bëjmë". Tekniku, përtej kësaj, nuk gëzohet vetëm me performancë: "Ndjehem i trishtuar pasi nuk barazuam apo fituam. Por nuk mund t'i them asgjë në dhomat e zhveshjes lojtarëve, se paraqitja ishte shumë e mirë".

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI