Flash

Përfundon takimi trepalësh në Bruksel, s’ka marrëveshje për dinarin

Lapsi.al 25 March 2024
Përfundon takimi trepalësh në Bruksel, s’ka

Ka përfunduar në Bruksel takimi mes kryenegociatorit të Kosovës, Besnik Bislimi dhe kryenegociatorit serb Petar Petkoviç të cilët në ndërmjetësimin e BE-së diskutuan për çështjen e heqjes së dinarit serb. Përfundimi është se nuk pati marrëveshje për dinarin.

Bislimi tha se mendon se duhet edhe një tjetër takim për çështjen e dinarit dhe se ende nuk është gjetur një pikë e afërt me Serbinë në propozimet e bëra për zgjidhjen e ngërçit në përparimin e dialogut.

“Mendimi im është se këto propozime ende janë shumë larg njëra-tjetrës. Ne tentuam të afroheshim, por si duket ka nevojë për një takim shtesë, ndoshta Lajçak do të ofrojë që ai të mbahet javën e ardhshme”, tha Bislimi.

Bislimi tha se gjatë takimit në Bruksel, të ndërmjetësuar nga i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, palët kanë diskutuar për dy propozime, por nuk preferoi të jepte detaje.

“Ne kemi dy propozime. Ne e dimë se cili është fokusi i secilës palë, por në këtë pikë do të dëmtonte më shumë procesin nëse ne vazhdojmë të paraqesim detajet e dy propozimeve” - shtoi Bislimi.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI