Flash

Putin për bombardimet e NATO-s në Beograd: Tragjedi e madhe

Lapsi.al 25 March 2024
Putin për bombardimet e NATO-s në Beograd: Tragjedi e madhe

Presidenti rus Vladimir Putin komentoi bombardimet e aleancës së NATO-s, të udhëhequr nga SHBA-ja, që nisën luftën në qendër të Europës në vitin 1999 ndaj ish-Jugosllavisë.

Një çerek shekulli më vonë, agresioni nuk meriton asgjë tjetër veç dënimit, u shpreh Putin. Gjithashtu bombardimin Putin e cilësoi një "tragjedi të madhe".

Lideri rus i bëri komentet e tij në një intervistë për një dokumentar të quajtur ‘Beogradi’ që shfaqet të dielën dhe i kushtohet 25 vjetorit që nga fillimi i sulmeve ajrore të NATO-s.

“Ajo që bëri Perëndimi ishte krejtësisht e papranueshme. Pa asnjë rezolutë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ata filluan drejtpërdrejt një operacion ushtarak, një luftë në qendër të Evropës dhe me bombardimin e kryeqytetit të Jugosllavisë, Beogradit”, u shpreh Putin.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI