Flash

Video/ Nilsson ndëshkon Shqipërinë: Strakosha i ngadaltë, Suedia kryeson 1-0

Lapsi.al 25 March 2024
Video/ Nilsson ndëshkon Shqipërinë: Strakosha i ngadaltë,

Suedia merr avantazhin në miqësoren kundër Shqipërisë. Nilsson shënon golin e 1-0, në minutën e 61', duke dënuar Shqipërinë në momentin më të mirë të kuqezinjve. Në Friends Arena, skuadra e teknikut Sylvinho po kërkonte golin, kur u ndëshkua në momentin e parë të vërtetë të nordikëve.

Nilsson shënoi me kokë në krosimin preçiz të Kulusevskit, duke përfituar edhe nga një Strakosha i pavëmendshëm. I ngadaltë reagimi i portierit, që lejoi prekjen e rrjetës, në një konkluzion jo të parezistueshëm.

https://www.reddit.com/r/soccer/comments/1bnmf0x/sweden_goal/?utm_source=share&utm_medium=mweb3x&utm_name=post_embed&utm_term=1&utm_content=1

 

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI