Flash

Video/ Strakosha i pavëmendshëm, Suedia mposht 1-0 kuqezinjtë: Broja qan penalltinë e padhënë

Lapsi.al 25 March 2024
Video/ Strakosha i pavëmendshëm, Suedia mposht 1-0 kuqezinjtë:

Humbja e dytë në tre ditë, edhe pse këtë herë ndryshe nga ajo me Kilin. Në Stokholm, Suedia u imponua 1-0 kundër Shqipërisë, që luajti mirë, pati raste, por u dënua nga një gol i Nilsson. Shtatlarti përfitoi edhe nga një mungesë vëmendje e portierit Strakosha, që lejoi prekjen e rrjetës me një goditje me kokë jo e parezitueshme.

Vetëm tre ndryshime, por Shqipëria u duk tjetër skuadër, tre ditë nga debakli me Kilin. Impakti ishte më i mirë për Suedinë, që provoi me Isak në minutën e 8' dhe goditën shtyllën në të 19' me goditjen Forsberg. Në mes episodi që mund të ndryshonte rrjedhën e lojës. Broja u fut në zonë ku u rrëzua pas një kontakti me mbrojtësit, por arbitri nuk mendoi se ishin ekstremet e një penalltie. Protesta të sulmuesit të Fulham, por asgjë më shumë. Broja shënoi edhe golin në minutën e 23', por i pikasur në pozicion jashtë loje, rrjeta nuk vlen dhe shkodrani duhet të kënaqet me një përfaqësim më të mirë se ajo me Kilin. Pa sukses provuan edhe Laçi e Asani, por në fund drithërimat i shkaktoi Nilsson e Isak, që testuan reflekset e portierit Strakosha.

Lexo më tej: Video/ Nilsson ndëshkon Shqipërinë: Strakosha i ngadaltë, Suedia kryeson 1-0

Në pjesën e dytë, Asani karikoi të majtën duke frikësuar Olssen, ndërsa Bajrami shënjestroi keq. Shqipëria sidoqoftë luajti mirë, qarkulloi topin, vertikalizoi duke kërkuar thellësinë me Brojën, por pësoi në momentin më të mirë. Kulusevski gjeti krosimin perfekt për kokën e Nilsson, që gjeti ndërhyrjen jo perfekte të portierit Strakosha. Në fund një humbje, e treta e epokës Sylvinho, që ul me këmbë në tokë teknikun dhe lojtarët, bashkë me tifozët, që shpresojnë të shohin tjetër shfaqje në qershor. E megjithatë, skuadra meritoi duartrokitje që tifozët në Stokholm nuk ia kursyen.

https://www.reddit.com/r/soccer/comments/1bnmf0x/sweden_goal/?utm_source=share&utm_medium=mweb3x&utm_name=post_embed&utm_term=1&utm_content=1

 

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI