Flash

Vuçiç akuzon BE: Ma punuan bashkë me Kurtin

Lapsi.al 25 March 2024
Vuçiç akuzon BE: Ma punuan bashkë me Kurtin

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, vazhdon me kërcënimet në drejtim të Kosovës dhe ofendimet ndaj NATO-s. Ai thekson se nuk do të heqë dorë asnjëherë nga Kosova, të paktën në paqe.

Vuçiç akuzon dhe Bashkimin Europian se po bën lojë të dyfishtë me kryeministrin Albin Kurti.

“Datat janë të rëndësishme për ta, prandaj i detyruan njerëzit tanë të varfër të dorëzojnë Millosheviçin në Vidovdan, prandaj vendosën për Prishtinën si anëtare të asociuar të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, prandaj do të zgjedhin sërish një ditë të veçantë kur do të t'i pranojë në Këshillin e Evropës dhe të gjitha këto gjoja duke zbatuar sanksione ndaj Prishtinës.

Mund të imagjinoni se për çfarë sanksionesh bëhet fjalë… Kjo tregon se kanë luajtur vetëm një polic të mirë dhe një të keq dhe asgjë më shumë se kaq, sado të vegjël të jemi, sado të zgjuar janë ata, ne nuk jemi idiotë, por Serbia do të jetojë.

Për ne serbët liria është më e rëndësishme dhe më e madhe se ajri, më e madhe dhe më e rëndësishme se çdo gjë dhe ne gjithmonë do të jemi në gjendje ta ruajmë dhe mbrojmë lirinë e popullit tonë dhe qiellin dhe tokën e Serbisë tonë”, tha presidenti serb.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

"100 vjet burg"/ Detaji në mesazhin e Ramës që transformoi Erion Veliajn

Rebelimi i Erion Veliajt ndaj Edi Ramës nuk erdhi nga humbja e Bashkisë së Tiranës, por nga bindja se pas burgosjes dhe poshtërimit të tij qëndronte vetë kryeministri, një e vërtetë që ia shkatërroi shpresën e fundit, por njëkohësisht e çliroi nga frika dhe nënshtrimi ndaj njeriut që dikur e quante “vëllai i madh”.

14:17

Me sytë katër

PAPARAZZI