Flash

"Djali yt të rrijë larg, ndryshe do të të vrasim": Di Maria nën shok, familja e kërcënuar me jetë

Lapsi.al 26 March 2024
"Djali yt të rrijë larg, ndryshe do të të vrasim":
Angel Di Maria po kalon një sezon të mirë te Benfica, duke harruar eksperiencën anonime me fanellën e Juventus. Argjentinasi, tashmë në fund të karrierës së tij, ka ëndrrën që të luajë një sezon të fundit në vendlindjen e tij, pikërisht te Rosario, skuadra që e futi në futbollin që ka rëndësi. Por dëshira e tij po has në pengesa të ndryshme, njëra prej të cilave është shumë e rrezikshme edhe për familjen e tij.

KËRCËNIME TË RËNDA PËR ANGEL DI MARIA

Angel Di Maria ka fituar gjithçka në karrierën e tij dhe vitin e kaluar ai gjithashtu arriti të ngrejë lart Kupën e Botës me Argjentinën e tij. Tani ëndrra është ta mbyllë karrierën me Rosario Central, skuadra ku hodhi hapat e parë si futbollist. Por rikthimi i tij për momentin duket shumë i vështirë. Familjarët e futbollistit kanë marrë kërcënime të rënda. Lexo më tej: Di Maria përlotet në transmetim live: "Thoshin se nuk e meritoja kombëtaren, pastaj fitova Botërorin" Policia lokale thotë se në një zonë në periferi të Rosarios, ku ndodhet rezidenca e familjes së futbollistit, janë vendosur postera frikësues kundër familjes së tij: “Thuaji djalit tënd të mos kthehet në Rosario, përndryshe do të vrasim një anëtar të familjes suaj”. Ky është një nga mesazhet që i është dërguar babait të futbollistit. "Këtu qëllojmë plumba dhe njerëzit vdesin", në vend të kësaj posterat janë ngjitur pranë rezidencës së familjes së Angel Di Maria. Policia tashmë ka rënë në gjurmët e autorëve. Indinjata ka shpërthyer mes tifozëve në rrjetet sociale.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI