Flash

Durrës/ Tentativa për vrasje zbulon çerdhen e prostitucionit me të huaja

Lapsi.al 26 March 2024
Durrës/ Tentativa për vrasje zbulon çerdhen e prostitucionit me

Në datën 6 mars një ngjarje e rëndë u raportua në Durrës ku sipas raportimit të policisë, një 39 vjeçar kishte hedhur nga ballkoni i hotelit një vajzë nga Barcelona.

Menjëherë pas kësaj vajzat e tjera që po strehoheshin aty tentuan të iknin, mirëpo u kapën nga policia dhe u zbulua se në fakt kjo godinë shërbente si një shtëpi publike, ku konsumohej edhe lëndë narkotike.

Policia ka njoftuar sot se ka arrestuar 39 vjeçarin Ismet Zoto, pasi akuzohet se shfrytëzonte për prostitucion, 23 vjeçaren dhe 4 të tjera të huaja, në një banesë me qira, në lagjen nr. 2, ku gjithashtu konsumoheshin lëndë narkotike.

“Më herët, për rastin u proceduan penalisht 5 shtetaset e huaja.

Si rezultat i veprimeve hetimore, të kryera në drejtimin e Prokurorisë së Durrësit, për të përcaktuar plotësisht autorësinë dhe rrethanat e mbajtjes së një banese në lagjen nr. 2, Durrës, për prostitucion dhe për konsumim të lëndëve narkotike, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Durrës ekzekutuan urdhrin e Prokurorisë, për ndalimin e shtetasit I. Z., 39 vjeç, banues në Shijak.

Në lidhje me rastin, për këtë shtetas është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”, thuhet në njoftim.

Të këshilluara

Vendimi/ Jorgo Goro mbetet në burg

Gjykata e Posaçme ka lënë në burg kryebashkiakun në detyrë të Himarës Jorgo Goro për akuzën e shpërdorimit të detyrës në dy episode. Togat e zeza ndryshuan v...

15:26

Nisma Thurje çon në SPAK Portin e Vlorës

Nisma Thurje, ka kallëzuar në Prokurorinë e SPAK ministrat e infrastrukturës dhe financave, për proçedurën e dhënies me konçesion të portit të Vlorës dhe dhënie...

15:14

ide

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

"100 vjet burg"/ Detaji në mesazhin e Ramës që transformoi Erion Veliajn

Rebelimi i Erion Veliajt ndaj Edi Ramës nuk erdhi nga humbja e Bashkisë së Tiranës, por nga bindja se pas burgosjes dhe poshtërimit të tij qëndronte vetë kryeministri, një e vërtetë që ia shkatërroi shpresën e fundit, por njëkohësisht e çliroi nga frika dhe nënshtrimi ndaj njeriut që dikur e quante “vëllai i madh”.

14:17

Me sytë katër

PAPARAZZI