Flash

Florida e vendos me ligj: Ndalohet përdorimi i rrjeteve sociale nën 14 vjeç

Lapsi.al 26 March 2024
Florida e vendos me ligj: Ndalohet përdorimi i rrjeteve sociale nën 14

Guvernatori i Floridës, Ron DeSantis, nënshkroi një ligj për të ndaluar fëmijët nën 14 vjeç të krijojnë një profil në platformat sociale në internet, madje duke fshirë edhe ato ekzistuese.

Ligji, i nxitur nga republikanët në pushtet për të luftuar "varësinë" ndaj mediave sociale, u modifikua pjesërisht nga Senati i shtetit për të lejuar përdorimin nga të miturit midis moshës 14 dhe 16 vjeç, por vetëm me pëlqimin e qartë të prindërve të tyre.

Ligji ka të bëjë veçanërisht me platformat që monitorojnë aktivitetin e përdoruesve për qëllime reklamimi ose për të ndikuar në algoritmin e përmbajtjeve të dukshme në to, si dhe ato që lejojnë ngarkimin e përmbajtjeve ose shikimin e atyre të publikuara nga përdorues të tjerë.

Megjithatë, platformat e përdorura për emaile, mesazhe, transmetim të përmbajtjes multimediale, lajme të shtypit dhe sporte, si dhe argëtim, blerje në internet dhe lojëra video nuk janë të përjashtuara. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

"100 vjet burg"/ Detaji në mesazhin e Ramës që transformoi Erion Veliajn

Rebelimi i Erion Veliajt ndaj Edi Ramës nuk erdhi nga humbja e Bashkisë së Tiranës, por nga bindja se pas burgosjes dhe poshtërimit të tij qëndronte vetë kryeministri, një e vërtetë që ia shkatërroi shpresën e fundit, por njëkohësisht e çliroi nga frika dhe nënshtrimi ndaj njeriut që dikur e quante “vëllai i madh”.

14:17

Me sytë katër

PAPARAZZI