Flash

Himara/ Dhuli: Drejtori i bashkisë lidhje direkte me Edi Ramën!

Lapsi.al 26 March 2024
Himara/ Dhuli: Drejtori i bashkisë lidhje direkte me Edi Ramën!

Për juristin Skerdjan Dhuli, aktivist i Partisë Demokratike në Himarë ka disa shenja që të çojnë tek përfshirja e Edi Ramës në manipulimin që u për tokën ku do të ndërtohej hoteli i Artan Gaçit dhe Olta Xhaçkës. Gjatë një bisede në Syri Tv, Dhuli u shpreh se falsifikimet nuk u bënë vetëm nga të arrestuarit në Bashki, por aty ndihmuan edhe Kadastra, Këshilli i Qarkut dhe Prokuroria e Vlorës. Është e qartë vetëm kryeministri Rama ka fuqinë të ndikojë në të gjitha këto institicione.

Por gjatë bisedës ai zbuloi edhe një detaj tjetër që tregon se si funksiononte skema e manipulimit brenda në bashki. Jerasimo Bashi, drejtor i Menaxhimit të Tokave në Bashkinë e Himarës është edhe kushëri i parë me një ish bashkëshorte të kryeministrit Edi Rama. Duke pasur këtë njohje, Bashi nuk përgjigjej para Goros, thotë Skerdian Dhuli, por e dinte vetë se çfarë duhej të bënte.

"Jorgo Goro është peng i dosjeve të korrupsionit të tij. është detyruar të firmosë gjithçka i ka servirur Edi Rama dhe njerëzit e tij për të shpëtuar. Ka edhe një detaj që duhet t’ia themi publikut. Drejtuesi i Drejtorisë së Menaxhimit të Tokave në bashkinë e Himarës, është familjar, kushëri i parë i ish-bashkëshortes së Edi Ramës. Nuk është emëruar aty nga Jorgo Goro, bëhet fjalë për shtetasin Jerasimo Bashi që është nën masë arresti për këtë histori. Nuk është i emëruar aty me dëshirën e Jorgo Goros, por është i emëruar aty drejtpërdrejt nga Edi Rama.

Kjo megaaferë korruptive shkon më thellë se kaq. Jorgo Goro në deklaratën e tij në prokurori ka thënë: Nuk isha unë që i kam bërë veprimet, por drejtoria e menaxhimit të tokave, pra në një farë mënyre e ka lëshuar “pataten e nxehtë” nga duart e tij, duke pasur parasysh faktin që ai e dinte shumë mirë raportin që kishte me drejtorin vartës të tij, për shkak se drejtori ishte familjar i Edi Ramës dhe as nuk e merrte për referencë fare Jorgo Goron" u shpreh Dhuli.

Të shtunën e 23 marsit Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar arrestoi Jorgo Goron ndërsa dha masë arrest shtëpie për tre zyrtarë të tjerë; kreun e Kadastrës, Bilbil Aliaj, juristin Vezir Gjikoka (ekzekutuar) dhe Jerasimo Bashi, (pa ekzekutuar) Drejtor i Mbrojtjes dhe Menaxhimit të Tokës, bashkia Himarë. Si dhe ka caktuar masën arrest me burg dhe ka shpallur në kërkim Stavri Mëhillin.

Të këshilluara

Vendimi/ Jorgo Goro mbetet në burg

Gjykata e Posaçme ka lënë në burg kryebashkiakun në detyrë të Himarës Jorgo Goro për akuzën e shpërdorimit të detyrës në dy episode. Togat e zeza ndryshuan v...

15:26

Nisma Thurje çon në SPAK Portin e Vlorës

Nisma Thurje, ka kallëzuar në Prokurorinë e SPAK ministrat e infrastrukturës dhe financave, për proçedurën e dhënies me konçesion të portit të Vlorës dhe dhënie...

15:14

ide

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

"100 vjet burg"/ Detaji në mesazhin e Ramës që transformoi Erion Veliajn

Rebelimi i Erion Veliajt ndaj Edi Ramës nuk erdhi nga humbja e Bashkisë së Tiranës, por nga bindja se pas burgosjes dhe poshtërimit të tij qëndronte vetë kryeministri, një e vërtetë që ia shkatërroi shpresën e fundit, por njëkohësisht e çliroi nga frika dhe nënshtrimi ndaj njeriut që dikur e quante “vëllai i madh”.

14:17

Me sytë katër

PAPARAZZI