Flash

Lubonja: Goro u arrestua për argument kundër Greqisë!

Lapsi.al 26 March 2024
Lubonja: Goro u arrestua për argument kundër Greqisë!

Në një koment që ka bërë pas arrestimit të Jorgo Goros, analisti Fatos Lubonja vë në dyshim rolin e SPAK dhe raportet e institucionit me kryeministrin Edi Rama.

Lubonja tha se nëse drejtësia do të ishte e pavarur, Rama vetë duhet të ketë frikë, pasi drejtësia do t’i shkonte deri në fund hetimeve për tjetërsimin e pronave në Himarë. Por në realitet, sipas Lubonjës, arrestimi i Goros pati për qëllim t'i japë argument Greqisë, për të thënë se këtu ka drejtësi për çdo individ.

“Ne nuk dimë nëse veprimi i SPAK është i pavarur apo SPAK vepron sërish me regji. Unë mendoj se Goro u arrestua më së shumti për të provuar që këtu vepron drejtësia dhe drejtësia vepron edhe me Jorgo Goron. Pra, për të qetësuar Greqinë, për t’i dhënë një argument shtetit grek. Dyshimet sërish janë se SPAK vepron me regji të Ramës. I vetmi që ka garaci dhe mbështetje të kryeministrit është Artan Gaçi.

Ndërkohë, që Sali Berisha u arrestua vetëm pse ka ndryshuar një ligj. Nuk shikoj që SPAK të veprojë kështu edhe në këtë rast, ka prangosur vetëm Goron, nuk shkon tek ata që ndryshojnë ligjet. SPAK nuk i ka shkuar mekanizmit deri në fund. Nëse SPAK do të kërkonte drejtësinë e plotë, Rama duhet të ketë frikë. Por, kemi arrestimin e Goros për të argumentuar “agresionin” e Greqisë. Unë besoj se drejtësia është e kontrolluar dhe jo e pavarur”, u shpreh Lubonja.

Të këshilluara

Vendimi/ Jorgo Goro mbetet në burg

Gjykata e Posaçme ka lënë në burg kryebashkiakun në detyrë të Himarës Jorgo Goro për akuzën e shpërdorimit të detyrës në dy episode. Togat e zeza ndryshuan v...

15:26

Nisma Thurje çon në SPAK Portin e Vlorës

Nisma Thurje, ka kallëzuar në Prokurorinë e SPAK ministrat e infrastrukturës dhe financave, për proçedurën e dhënies me konçesion të portit të Vlorës dhe dhënie...

15:14

ide

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

"100 vjet burg"/ Detaji në mesazhin e Ramës që transformoi Erion Veliajn

Rebelimi i Erion Veliajt ndaj Edi Ramës nuk erdhi nga humbja e Bashkisë së Tiranës, por nga bindja se pas burgosjes dhe poshtërimit të tij qëndronte vetë kryeministri, një e vërtetë që ia shkatërroi shpresën e fundit, por njëkohësisht e çliroi nga frika dhe nënshtrimi ndaj njeriut që dikur e quante “vëllai i madh”.

14:17

Me sytë katër

PAPARAZZI