Flash

OKB: Të rinjtë në Gaza shpresojnë të vrìten që të marrë fund makthi

Lapsi.al 26 March 2024
OKB: Të rinjtë në Gaza shpresojnë të vrìten

Situata në Gazën e përfshirë nga lufta është aq dëshpëruese sa adoleshentët tani po thonë se shpresojnë që të vriten shpejt në mënyrë që t’i japin fund “makthit”, tha më 26 mars një zëdhënës i agjencisë së OKB-së për fëmijët.

“Kjo e pathënë thuhet vazhdimisht në Gazë”, tha James Elder, zëdhënës i agjencisë së OKB-së për fëmijët, UNICEF.

Duke folur me gazetarët në Gjenevë përmes video-lidhjes nga Rafahu në jug të Gazës, ai tha se agjencia të hënën ka zhvilluar një takim me adoleshentët.

Disa prej tyre thanë se “ishin aq të dëshpëruar që ky makth të marrë fund sa që shpresojnë që të vriten”, tha ai.

Lufta në Gazë nisi pasi Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – sulmoi jugun e Izraelit më 7 tetor, duke vrarë afër 1.200 persona, shumica civilë, dhe duke rrëmbyer 250 të tjerë. Izraeli beson se afër 130 pengje po mbahen ende në Gazë, përfshirë edhe mbetjet mortore të 33 personave të vdekur.

Lexo më tej: Këshilli i Sigurimit i OKB-së kërkon për herë të parë armëpushim në Gaza 

Izraeli u kundërpërgjigj me sulme tokësore dhe ajrore në Gazë që kanë lënë të vrarë më shumë se 32.000 persona në Gazë, shumica gra dhe fëmijë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në territorin e udhëhequr nga Hamasi.

OKB-ja ka paralajmëruar se banorët në Gazë po përballen me uri, duke i bërë thirrje Izraelit që të hapë më shumë pikëkalime kufitare në mënyrë që të hyjë më shumë ndihmë dhe të mos pengojë lëvizjen e ndihmës përmes enklavës palestineze.

Izraelitët “kanë të drejtë të kontrollojnë. Ata inspektojnë çdo gram, litër, kilogram të gjithçka që hynë në Gazë”, tha Jens Laerke, zëdhënës i agjencisë humanitare të OKB-së.

Elder ndërkaq tha se izraelitët kanë refuzuar çerekun e 40 kërkesave të misionit të UNICEF-it për të vizituar veriun e Gazës që nga fillimi i këtij muaji.

Mbi 1 milion persona të popullsisë prej 2.3 milionë banorësh të Gazës janë zhvendosur në Rafah, për t’i ikur luftimeve në pjesë të tjera të enklavës. Rafah gjendet në jug të Rripit të Gazës, në kufi me Egjiptin, dhe Izraeli ka njoftuar se planifikon që të kryejë ofensivë tokësore në këtë vend.

Por, faktori ndërkombëtar i ka bërë thirrje Izraelit që të mos çojë përpara ofensivën e tij në Rafah, për shkak të shqetësimeve se një ofensivë e tillë mund të ketë pasoja të mëdha, duke pasur parasysh numrin e madh të cilëve që po strehohen atje./rel

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media austriake Die Presse: Korrupsioni dhe varfëria ushqejnë revoltën kundër Ramës

Në Shqipëri, protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit jetëgjatë Edi Rama. Ndërkohë, ai po ashpërson dënimet për pjesëmarrësit në protesta. BE-ja po perceptohet gjithnjë e më shumë në Tiranë si një fuqi që qëndron në anën e gabuar. Një vizitë në një vend ku shumë njerëz kanë frikë nga “shitja e vendit”.

14:20

Me sytë katër

PAPARAZZI