Flash

Zjarr në Krujë

Një zjarr ka përfshirë një magazinë me bazë ushqimore për bagëtitë në fshatin Larushk të Krujës pas...

19:31

Premier League e ligat e tjera gati të ngrenë padi ndaj FIFA-s: nuk e durojnë më "ushtrimin e pushtetit"

Lapsi.al 26 March 2024
Premier League e ligat e tjera gati të ngrenë padi ndaj FIFA-s: nuk e

Serie A, Premier League, La Liga, Bundesliga dhe liga të tjera janë gati të ngrenë një padi kundër FIFA-s. Ligat nuk i kanë pëlqyer vendimet e njëanshme të marra nga Infantino, në lidhje me turnetë e mëtejshme si Botërori për Klube.

LIGAT GATI TË HEDHIN NË GJYQ FIFA-n

La Gazzetta dello Sport ka shkruar sot mbi hipotezën se ligat në mbarë botën do të bashkohen kundër FIFA-s. Në fakt, shumë liga nuk janë të kënaqura me qëndrimin e FIFA-s, në lidhje me disa vendime të marra në mënyrë të njëanshme, të cilat cënojnë kampionatet kombëtare. Një shembull është Botërori për Klube, i planifikuar për vitin 2025. Sasia e ndeshjeve që duhet të luajnë skuadrat pjesëmarrëse në turneun e ri do t'ua vështirësojë ligave hartimin e kalendarëve. Në fakt, ligat duhet të kenë parasysh kupat kombëtare dhe ndërkombëtare, pauzat kombëtare dhe disa ditë pushimi për lojtarët.

E ndërkohë duket se nuk ka më vend për pushim në jetën e lojtarëve. Mjafton të mendosh se këtë verë do të jetë Kampionati Europian dhe Kupa e Amerikës, pastaj Olimpiada, pastaj rifillimi i kampionateve, Botërori për Klube dhe Kupa e Botës përsëri në 2026. Një program shumë i ngarkuar që do të vërë në vështirësi lojtarët dhe klubet.

VENDIMI NË FUND TË PRILLIT

Kjo është arsyeja pse ligat nga e gjithë bota, të mbështetura nga sindikatat e ndryshme të lojtarëve, do të takohen më 25 dhe 26 prill në Londër për të vendosur, ndër të tjera, nëse do të ngrenë një padi kundër FIFA-s. World League Association dëshiron të rimarrë rolin e saj brenda futbollit botëror, një rol që FIFA e ka shkelur duke imponuar arsyet e veta, pa marrë parasysh nevojat e ligave individuale. Ligat do të vendosin mbi mundësinë e hapjes së një çështjeje para Gjykatës Evropiane kundër FIFA-s, për abuzim me pozitën dominuese në kuadër të vendimeve të njëanshme në kalendarin ndërkombëtar.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI