Flash

U kap me dy mina të fshehura në trup, lihet në burg 24-vjeçari nga Fushë-Kruja

Lapsi.al 26 March 2024
U kap me dy mina të fshehura në trup, lihet në burg

Gjykatën e Lezhës vendosi 'arrest në burg' për 24-vjeçari nga Fushë-Kruja i cili u kap me dy mina me telekomande në trup. Ai u njoh me masën e sigurisë në seancën e zhvilluar me dyer të mbyllura, ku mësohet se nuk ka dhënë asnjë shpjegim rreth veprimtarisë së tij dhe posedimit të minave.

Ndaj 24-vjeçarit u vendos masa "arrest në burg", për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Shtetasi me iniciale A.S. nga Fushë-Kruja u arrestua të premten, 22 mars, nga policia e Lezhës në afërsi të Milotit dhe gjatë kontrollit fizik, 24-vjeçarit iu gjetën të fshehura në trup, 2 mina me telekomandë, me lëndë plasëse C4, për shpërthim në distancë. Nga hetimet e deritanishme dyshohet se ky shtetas i montonte vetë minat, me qëllim shitjen grupeve kriminale kundrejt shumave të parave që variojnë nga 1500 deri në 2500 euro, ndërsa vijojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshire në këtë veprimtari kriminale.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI