Flash

Shqipëria, notë ngelëse në Bruksel për mbrojtjen e Ballukut në Parlament

Progres-raporti i Komisionit Europian vlerëson në përgjithësi ecurinë e Shqipërisë drejt integrimit, por rezervon kritika për rolin e legjislativit në mbikëqyrjen e dobët të qeverisë, mungesën e dialogut dhe dominimin e ekzekutivit në procesin legjislativ. Refuzimi i heqjes së imunitetit të Ballukut ngre shqetësime për shkeljen e barazisë përpara ligjit.

21:24 Blerina Gjoka

A është gjallë apo i vdekur/ Kreu i Policisë së Tiranës flet për Ervis Martinajn

Lapsi.al 27 March 2024
A është gjallë apo i vdekur/ Kreu i Policisë së

Kreu i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj, i ftuar mbrëmjen e sotme në “Top Story” në TCH u shpreh se ngjarjet e rënda kriminale në vendin tonë, zbulohen në masën 85 deri në 90%, duke shtuar se është e pamundur që të zbulohen në 100%. Ai shtoi se sa më shumë kalon data e ngjarjes, bie probabiliteti për të gjetur prova.

I pyetur lidhur me rastin e të shumëkërkuarit dhe të shpallurit të zhdukur, Ervis Martinaj, nëse është gjallë apo jo, referuar edhe afatit që kryeministri Edi Rama i dha policisë për zbardhjen e këtij rasti, ai tha: "Për Martinaj ka një grup të posaçëm në polici që po e ndjek këtë çështje. Ka pasur informacione dhe pista që po hetohen.

Policia do të informojë publikun sapo të ketë rezultate. Por nuk mund t’i kërkohet Policisë dhe Prokurorisë që detyrimisht duhet të zbulohen 100% të gjitha ngjarjet e rënda, por duhet t’i afrohet 90%. Në vendin tonë zbulohen në masën 85 deri në 90%. Por sa më shumë largohesh nga dita e ngjarjes, probabiliteti për të siguruar prova, ulet" - tha Vocaj.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI