Flash

Zjarr në Krujë

Një zjarr ka përfshirë një magazinë me bazë ushqimore për bagëtitë në fshatin Larushk të Krujës pas...

19:31

"Acerbi emblema e një sistemi hipokrit", tifozët e Napolit shpërthejnë kundër Inter, Jesus mendon padinë penale

Lapsi.al 27 March 2024
"Acerbi emblema e një sistemi hipokrit", tifozët e Napolit
Ultrasit e Napolit shfaqën, në pjesë të ndryshme të qytetit, gjatë natës, një pankartë që rindez polemikat kundër vendimit për të mos skualifikuar lojtarin e Inter pas denoncimit për fyerje raciste ndaj lojtarit të Napolit, Juan Jesus gjatë ndeshjes në Meazza. Pankarta u vendos para stadiumit dhe gjithashtu në vende të tjera simbolike të qytetit, përfshirë Piazza Plebiscito. Nëse çështja Acerbi-Juan Jesus u ezaurua në frontin e drejtësisë sportive (braziliani nuk mund të apelojë), mund të ketë pasoja diku tjetër. Po, sepse mbrojtësi, i zhgënjyer dhe për mendimin e tij viktimë e një padrejtësie, nuk dëshiron të shihet si fajtor dhe gënjeshtar. Nga këtu ka lindur hipoteza, raporton La Gazzetta dello Sport, për një kallëzim penal ndaj interistit Acerbi. 32-vjeçari nga Belo Horizonte po vlerëson se çfarë të bëjë me mbështetjen e menaxherit të tij Roberto Calenda. Ditët e ardhshme do të jenë vendimtare dhe ajo që e ngushëllon është mbështetja e skuadrës, familjes dhe tifozëve të tij. Lexo më tej: Acerbi i shpëtoi 10 javëve skualifikim, shpërthen gruaja e tij pas vendimit: "Çin çin luanëve të tastierës" Pa harruar klubin dhe Aurelio De Laurentiis, të tërbuar siç theksohet nga deklarata e publikuar menjëherë pas dënimit. Nuk mund të përjashtohet, shkruan Il Mattino, që me rastin e ndeshjes së radhës në shtëpi të të kaltërve ndaj Atalantës, të vishet një fanellë me shkrimin #IostoconJJ, si dhe t'i jepet edhe shiriti i kapitenit ish-lojtarit të Romës. Do të vendosë edhe trajneri Francesco Calzona, i cili do të kthehet sot nga Sllovakia pas pauzës së kombëtares që përfundoi me barazimin 1-1 në miqësoren ndaj Norvegjisë së Haaland.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI