Flash

SPAK merr të pandehur bashkëjetuesen e Arben Ahmetajt, për çfarë akuzohet

Lapsi.al 27 March 2024
SPAK merr të pandehur bashkëjetuesen e Arben Ahmetajt, për

SPAK ka marrëtë pandehur edhe bashkëjetuesen e ish-ministrit Arben Ahmetaj, Erjola Hoxhën. Ajo akuzohet për veprat penale "fshehje dhe mos deklarim të pasurisë”, si dhe “pastrim të produkteve të veprës penale”.

Të njëjtat akuza rëndojnë edhe naj ish-bashkëshortes Albina Mançka. Akuzat për Hoxhën iu komunikuan avokatëve dje, ndërsa hetimet vijojnë deri më datë 22 qershor. Pritet të ketë edhe persona të tjerë që do merren të pandehur, kryesisht biznesmenë që kanë bashkëpunuar me Arben Ahmetaj, nën korrupsion dhe në fshehjen e pasurisë së tij.

SPAK ka sekuestruar dy vila, një në Palasë dhe një në Hamallaj, dy llogari bankare, disa apartamente, mes tyre edhe atë në të cilin jeton ish bashkëshortja e Ahmetajt, që sipas akuzës janë produkte të korrupsionit. Arben Ahmetaj dhe bashkëjetuesja e tij ndodhen jashtë Shqipërisë, që prej momentin kur GJKKO miratoi masën e sigurisë ndaj Ahmetajt, atë të “arrestit në burg”.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI