Flash

Atentat në Prishtinë, një i vdèkur dhe dy të plagòsur

Lapsi.al 27 March 2024
Atentat në Prishtinë, një i vdèkur dhe dy të

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në rrugën ‘Jeronim De Rada’, në Prishtinë. Në këtë zonë janë regjistruar të shtëna me armë zjarri dhe për pasojë ka humbur jetën i riu, Egzon Haziri, 30 vjeç, ndërsa kanë mbetur të plagosur dy persona.

Në mesin e dy të plagosurve është një grua, që po kalonte rastësisht në vendin ku ndodhi ngjarja. Të dyshuar si autorë të krimit janë vëllezërit Naim Berisha, 39-vjeç dhe Ahmet Berisha, 29-vjeç, të cilët ende nuk janë arrestuar nga policia.

“Rreth orës 21:15, është raportuar për gjuajtje me armë zjarri të ndodhur në rrugën “Jeronim De Rada” në Prishtinë. Me të marrë informatën, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para është bërë e ditur se për pasojë dy persona kanë marrë plagë nga arma e zjarrit ku fatkeqësisht njëri nga ta ka ndërruar jetë.

Ndërkohë që e plagosura është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor, policia po vijon punën e saj me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore me qëllim identifikimin e të dyshuarve të implikuar në rast, si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, tha zëdhënësi i policisë Agron Borovici.

Të këshilluara

Jorgo Goro jep dorëheqjen nga burgu

Nga burgu ku e kyçën më shumë për ti dhënë diçka Greqisë se sa ta gozhdonin për një falsifikim dokumentesh, Jorgo Goro jep dorëheqjen si kryebashkiak në detyrë ...

12:52

ide

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

"100 vjet burg"/ Detaji në mesazhin e Ramës që transformoi Erion Veliajn

Rebelimi i Erion Veliajt ndaj Edi Ramës nuk erdhi nga humbja e Bashkisë së Tiranës, por nga bindja se pas burgosjes dhe poshtërimit të tij qëndronte vetë kryeministri, një e vërtetë që ia shkatërroi shpresën e fundit, por njëkohësisht e çliroi nga frika dhe nënshtrimi ndaj njeriut që dikur e quante “vëllai i madh”.

14:17

Me sytë katër

PAPARAZZI