Flash

Shqipëria, notë ngelëse në Bruksel për mbrojtjen e Ballukut në Parlament

Progres-raporti i Komisionit Europian vlerëson në përgjithësi ecurinë e Shqipërisë drejt integrimit, por rezervon kritika për rolin e legjislativit në mbikëqyrjen e dobët të qeverisë, mungesën e dialogut dhe dominimin e ekzekutivit në procesin legjislativ. Refuzimi i heqjes së imunitetit të Ballukut ngre shqetësime për shkeljen e barazisë përpara ligjit.

21:24 Blerina Gjoka

Emigrantët sollën 930 mln euro, pjesa më e madhe e parave nga Bashkimi Europian

Lapsi.al 27 March 2024
Emigrantët sollën 930 mln euro, pjesa më e madhe e parave nga

Emigrantët shqiptarë dërguan për të afërmit e tyre në Shqipëri 930 mln euro gjatë vitit 2023. Kjo sasi parash tejkalon vitin 2022 me rreth 100 mln euro më shumë, dhe çdo vit tjetër që nga 2008-a, kur Banka e Shqipërisë pasqyron të dhënat. Rritja e ndjeshme e remitancave në vendin tonë ka nisur që me pandeminë, por është theksuar edhe më shumë me krizën e çmimeve të vitit të kaluar. Në total, rezulton se shuma e dërguar vitin e kaluar është 11% më e lartë se në vitin 2022.

Gjithashtu, shifrat tregojnë se tremujori i fundit i vitit ka thyer rekord historik, me rreth 252 milionë euro dërgesa, ose 4% më shumë se fundviti 2022. Studimet tregojnë se janë më shumë se 40 mijë familje që marrin rregullisht nga të afërmit e tyre para, të cilat konsiderohen edhe si paga mujore. Me paratë e dërguara, vitin e kaluar, emigrantët kanë ndikuar mjaftueshëm për të zbutur krizën e çmimeve të larta, për ushqime apo shpenzime të tjera të nevojshme.

Remitancat përbëjnë 9 deri në 10% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, dhe burimi kryesor për Shqipërinë janë vendet e Bashkimit Europian.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

"100 vjet burg"/ Detaji në mesazhin e Ramës që transformoi Erion Veliajn

Rebelimi i Erion Veliajt ndaj Edi Ramës nuk erdhi nga humbja e Bashkisë së Tiranës, por nga bindja se pas burgosjes dhe poshtërimit të tij qëndronte vetë kryeministri, një e vërtetë që ia shkatërroi shpresën e fundit, por njëkohësisht e çliroi nga frika dhe nënshtrimi ndaj njeriut që dikur e quante “vëllai i madh”.

14:17

Me sytë katër

PAPARAZZI