Flash

Shqipëria, notë ngelëse në Bruksel për mbrojtjen e Ballukut në Parlament

Progres-raporti i Komisionit Europian vlerëson në përgjithësi ecurinë e Shqipërisë drejt integrimit, por rezervon kritika për rolin e legjislativit në mbikëqyrjen e dobët të qeverisë, mungesën e dialogut dhe dominimin e ekzekutivit në procesin legjislativ. Refuzimi i heqjes së imunitetit të Ballukut ngre shqetësime për shkeljen e barazisë përpara ligjit.

21:24 Blerina Gjoka

FOTOT/ Si pluhuri afrikan "pushtoi" Shqipërinë

Lapsi.al 27 March 2024
FOTOT/ Si pluhuri afrikan "pushtoi" Shqipërinë

Prej mëngjesit të së mërkurës, Tirana është mbuluar nga pluhuri afrikan duke shkaktuar njëkohësisht edhe temperatura të larta në vlerën mbi 20 gradë Celsius.

Këto grimca të pluhurit saharian, siç shpjegojnë ekspertët, kanë përqëndrim të lartë që prodhon fenomenin me të cilin sot janë përballur qytetarët e kryeqytetit. Kjo situatë pritet të vazhdojë deri ditën e enjte, duke u rralluar gradualisht.

Ky pluhur po shkakton edhe një situatë mbytëse sa i përket temperaturave të larta, pasi shoqërohet me masa të ngrohta ajrore.

Fenomeni i pluhurit saharian ka prekur edhe vende të tjera të rajonit tonë. Fenomeni i pluhurit saharian ka prekur edhe vende të tjera të rajonit tonë, si Malta, Greqia dhe Italia e jugut. /lapsi.al

 

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI