Flash

Remitancat arrijnë rekordin e 930 milionë eurove në vitin 2023

Lapsi.al 27 March 2024
Remitancat arrijnë rekordin e 930 milionë eurove në vitin 2023

Paratë që emigrantët dërgojnë te familjarët e tyre kanë shënuar rritje të ndjeshme në 2023, duke arritur nivelin më të lartë historik, të paktën që prej vitit 2008, kur Banka e Shqipërisë raporton të dhënat.

Remitancat, apo dërgesat e emigrantëve arritën në gati 930 milionë euro në 2023, me rritje prej 11.3% në krahasim me vitin e mëparshëm. Në krahasim me vitin 2013, kur remitancat kishin hyrë në cikël rënës, fluksi pothuajse është dyfishuar.

Që pas viteve ‘90, prurjet e emigrantëve u bënë një burim i rëndësishëm i hyrjeve valutore në vend, teksa ata që ikën u integruan gradualisht dhe më pas filluan të dërgonin para te të afërmit e tyre që kishin lënë në Shqipëri.

Por pas një apo dy dekadash, lidhjet u shkëputën dhe hyrjet nëpërmjet emigrantëve filluan të binin, një tendencë kjo e njohur ciklike. Kjo sjellje ishte e dukshme sidomos pas vitit 2008, siç shihet dhe nga grafiku.

Rigjallërimi i emigracionit pas vitit 2013 ndikoi dhe në kthimin e ciklit rritës të remitancave. Që nga kjo periudhë, me përjashtim të vitit 2020, prurjet e emigrantëve u zgjeruan fillimisht me ritme njëshifrore, ndërsa vitet e fundit ritmet e rritjes u përshpejtuan.

Operatorët e tregut pohojnë se kjo tendencë lidhet si me efektin pozitiv që ka dhënë te remitancat vala e re e emigracionit në 7-8 vitet e fundit, po dhe flukset e shtuara të konstatuara në treg nga kanalet jo zyrtare.

Të dhëna të tjera të Eurostat bëjnë të ditur se shtimi i flukseve emigratore është reflektuar në rritjen e ndjeshme të lejeve të qëndrimit, që vendet e Bashkimit Europian kanë dhënë për shtetasit shqiptarë gjatë viteve të fundit.

Sipas Eurostat, në 2022 rreth 74 mijë shtetas shqiptarë (73,858) morën leje qëndrimi në një nga vendet e BE-së. Në krahasim me një vit më parë, numri i lejeve është rritur me 34%.

Ndërkohë, kjo është shifra më e lartë e konstatuar që nga viti 2010, duke treguar qartë një tendencë të shtimit të personave që lënë vendin me synimin për të jetuar dhe punuar në një nga shtetet e Bashkimit Europon.

Që nga viti 2008, kur raportohen të dhënat më të hershme të Eurostat, vendet e Bashkimit Europian kanë dhënë gjithsej 832 mijë leje qëndrimi për shtetasit shqiptarë.

Operatorët e tregut pohojnë se Italia dhe Greqia janë kanalet kryesore nga dërgojnë paratë emigrantët, por vitet e fundit janë shtuar dhe prurjet nga Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar, që janë në linjë me tendencat e reja të emigracionit. Edhe në muajt e parë të këtij viti, tendenca ka vijuar të jetë pozitive./ Monitor

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI