Flash

Shqipëria, notë ngelëse në Bruksel për mbrojtjen e Ballukut në Parlament

Progres-raporti i Komisionit Europian vlerëson në përgjithësi ecurinë e Shqipërisë drejt integrimit, por rezervon kritika për rolin e legjislativit në mbikëqyrjen e dobët të qeverisë, mungesën e dialogut dhe dominimin e ekzekutivit në procesin legjislativ. Refuzimi i heqjes së imunitetit të Ballukut ngre shqetësime për shkeljen e barazisë përpara ligjit.

21:24 Blerina Gjoka

Shfrytëzonin të miturin për klikime në TikTok, Apeli lë në burg babanë dhe gjyshen nga Saranda

Lapsi.al 27 March 2024
Shfrytëzonin të miturin për klikime në TikTok, Apeli lë

Gjykata e Apelit ka lënë në burg babanë dhe gjyshen e një 10-vjeçari që e shfrytëzonin për të fituar nga klikimet në Tik-Tok, duke e bërë pjesë të bisedave banale.

Arrestimi i tyre erdhi pas denoncimit të ish-bashkëshortes së Armando Kumarakut, e cila tha se kishte parë fëmijën e saj pas takimit me të atin, të shante me fjalë fyese në Tik-Tok.

Vendimi:

Referuar raportimeve në media, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, informon sa më poshtë:

Më datë 17.12.2023, në Komisariatin e Policisë Kuçovë, ka bërë kallëzim penal shtetësia me iniciale E. A, e cila ka deklaruar se është e divorcuar me shtetasin me iniciali A.K dhe djali i tyre gjatë takimit me babin dhe gjyshen e tij, e ka parë në rrjetin social Tiktok live, duke sharë me fjalë fyese dhe banale në prani të tyre.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, vlerësimin e ligjshëm të ndalimit dhe caktimin e masës së sigurimit “arrest në burg”, për personat nën hetim shtetasit me iniciale A.K dhe N. R, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Keqtrajtimi i të miturit” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 124/b dhe 22 të Kodit Penal.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, me vendimin nr. 22, datë 22.02.2024, ka vendosur:

1.Pranimin e kërkesës së Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat.

2.Vlerësimin si të ligjshëm të ndalimit për personat nën hetim A. K dhe N. R.

3.Caktimin si masë sigurimi ndaj personave nën hetim atë të “arrestit në burg” të parashikuar nga neni 238 të K.Pr. Penale.

Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimeve të paraqitura, nga personat nën hetim me iniciale A. K, dhe N. R, të cilët kërkuan ndryshimin e vendimit dhe caktimin e një mase tjetër sigurimi më të butë..

Në përfundim të gjykimit, sot më datë 27.03.2024, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Gjyqtar z. Fatri Islamaj, vendosi:

-Miratimin e vendimit nr. 22, datë 22.02.2024 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat.

Tiranë, 27.03.2024

GJYKATA E APELIT TË JURIDIKSIONIT TË PËRGJITHSHËM

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

"100 vjet burg"/ Detaji në mesazhin e Ramës që transformoi Erion Veliajn

Rebelimi i Erion Veliajt ndaj Edi Ramës nuk erdhi nga humbja e Bashkisë së Tiranës, por nga bindja se pas burgosjes dhe poshtërimit të tij qëndronte vetë kryeministri, një e vërtetë që ia shkatërroi shpresën e fundit, por njëkohësisht e çliroi nga frika dhe nënshtrimi ndaj njeriut që dikur e quante “vëllai i madh”.

14:17

Me sytë katër

PAPARAZZI